×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza i PDK-së, lavdëron qeverinë e Kurtit!

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se 100 ditë të qeverisjes nuk janë të mjaftueshme për të vlerësuar punën e cilësdo Qeveri.

    “Mund të bëhet shumë pak. Është kohë shumë e shkurtër. Asnjëherë nuk i shikoj çështjet bardhezi. Çkado që është e mirë e pranoj dhe vlerësoj edhe atë që nuk është e mirë. Vendimi për zvogëlimin e pagave është vendim i mirë. Unë e kam kundërshtuar atë si ministër sa kam qenë. Kam votuar kundër dhe nuk e kam marrë pagën me rritje”, ka thënë Hamza, njofton Klan Kosova.“Ligji është aprovuar në kuvend dhe Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë deri në fund të qershorit. Nëse vendos pozitivisht ai ligj hyn në fuqi dhe pagat kthehen në nivelin e përafërt”.

    Hamza në Rubikon ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti ka bërë gabime në periudhën e qeverisjes.“Qeveria vepruar në panik e edhe me qëllim ka bërë veprime të gabuara sic ka qenë rasti me votimin e buxhetit, mënyrën e procedimit, i ka shmangë deputetët. Buxheti nuk i ka reflektuar situatën dhe nevojat rreth pandemisë. Si PDK kemi marrë iniciativa ligjore në përputhje me aktet ligjore që ta ofrojmë një projektligj mbi bazën e të cilit mund të diskutojmë”.“Kemi propozuar pakon që ka qenë me 320 milionë dhe kemi qenë e sigurt se është e domosdoshme që të bëhet projektligji për menaxhimin e financave. Qeveria është vonuar me masat dhe është duke u vonuar dhe nuk janë të mjaftueshme nga niveli dhe nuk janë gjithëpërfshirëse dhe nuk janë të bazuara në ligj”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.