×
  • Lajme
  • Lajme

    RrGK reagon për mosadresimin e barazisë gjinore në Samitin e Ballkanit Perëndimor

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) si pjesë e Koalicionit Rajonal për Integrimin e Perspektivës Gjinore në Procesin e Anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), dje u është drejtuar liderëve të BE-së me një letër përmes së cilës shpreh pakënaqësi të thellë që në Samitin e Ballkanit Perëndimor (BP) nuk u adresuan çështje të rëndësishme lidhur me pabarazitë gjinore në Ballkan.

    Së bashku me këtë koalicion, RrGK ka shprehur shqetësimin se samiti i mbajtur në Zagreb më herët gjatë këtij muaji, nga gjithsej 20 pika, përfundoi me vetëm një referencë të paqartë për barazinë gjinore.

    “Po ashtu, diskutimi kryesor në lidhje me Korona virusin nuk ka përfshirë asnjë diskutim në lidhje me rritjen shqetësuese të dhunës me bazë gjinore në rajonin e BP, apo gatishmërinë e këtyre shteteve për ta trajtuar atë. Gjatë këtij samiti nuk u adresuan mënyrat e ndryshme si pandemia ka ndikuar te gratë dhe burrat, si dhe diskutimi mbi reformat që shtetet e BP-së duhet të bëjnë gjatë procesit të anëtarësimit në BE u bë pa përfshirjen e perspektivës gjinore. Sipas koalicionit kjo gjë krijon përshtypjen se BE nuk po ofron vëmendjen e duhur për të adresuar barazinë gjinore si diçka më shumë se thjesht një ‘’punë të kryer.’’ Koalicioni vlerëson se barazia gjinore, si një vlerë jetike e BE-së, duhet të adresohet përmes diskutimeve në samite të tilla, pasiqë kjo kontribuon në përmbushjen e zotimeve të BE-së për avancimin e barazisë gjinore. Ndër të tjerash, në këtë letër u theksua nevoja që BE-ja të ketë të gjitha masat për adresimin e shëndetit, edukimit dhe politikave sociale nga perspektiva gjinore dhe të inkurajojë buxhetimin e përgjegjshëm gjinor gjatë ndarjes së fondeve të BE-së për menaxhimin e pandemisë”, thuhet në reagim.

    Si përfundim, sipas RrGK-së dhe anëtarëve të tjerë të këtij koalicioni, Samiti i BP-së lëshoi mundësinë për përfshirjen e perspektivës gjinore dhe përparimin e barazisë gjinore në këtë rajon.

    Duke e parë këtë si një mundësi të humbur, koalicioni përmbylli letrën me një sërë rekomandimesh për të ardhmen për përfaqësuesit e BE-së:

    Përfaqësuesit e BE-së të qëndrojnë besnik ndaj zotimeve për përparimin e barazisë gjinore dhe qeveritë, si dhe liderët e Ballkanit Perëndimor të inkurajohen për përparimin e mëtutjeshëm të barazisë gjinore, si vlerë esenciale e BE-së. Gjatë përpjekjeve për anëtarësim në BE dhe për menaxhim të pandemisë duhet të kryhen analiza ex-ante për ndikimin gjinor, të konsultohen mekanizmat për barazi gjinore, ndarja e fondeve të BE-së për rimëkëmbje socio-ekonomike të grupeve më të ndjeshme të bëhet përmes buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, të bëhet vlerësimi i ndikimit gjinor të masave për luftimin e COVID-19 si dhe të zbatohen praktikat më të mira për luftimin e ndikimit socio-ekonomik të kësaj pandemie, duke pasur për bazë perspektivën gjinore.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.