
Në një intervistë për portalin Front Online, ka folur kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Shpejtim Bulliqi.
Ai foli edhe për punën 100 ditore të Qeverisë Kurti.
Bulliqi tha se gjatë kësaj kohe janë bërë shumë punë dhe se me Qeverisjen Kurti, i’u është kthyer shpresa qytetarëve.
“Është një periudhë 100 ditore ku mund ta ndajmë në dy periudha 50 ditë me LDK-në dhe 50 ditori pas largimit të LDK-së, dhe marrjes së mocionit të votëbesimit të qeverisë. Mendoj se janë përfunduar një sërë punësh të suksesshme të cilat kanë treguar se kjo qeverisje është për qytetarët dhe jo për pushtetarët”, tha Bulliqi.
Ndërsa për kritikat e opozitës lidhur me keqqeverisjen e Kurtit, Bulliqi tha se kritikat duhet të argumentohen me fakte.
Ai tha se Ministri i Shëndetësisë edhe përkundër gjendjes së trashëguar në fushën e shëndetësisë, ka arritur që ta menaxhoJ me sukses situatën me COVID-19.
“Në momentin që thuhet keqqeverisje duhet ë ketë fakte argumente, jemi prej shteteve që kemi menaxhuar mirë dhe suksesshëm me pandeminë e cila nuk ka qenë e lehtë me një sistem shëndetësor çfarë e kemi trashëguar dhe mendoj se ky është një sukses i kësaj qeverie që duhet t’i veshët qytetarëve dhe punës që ka bërë Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria në përgjithësi, pastaj ju e dini se angazhimi iu kësaj qeverisje ka qenë ç’kapja e shtetit prej atyre që e kanë kap, shkarkimet e ndryshim të cilat kanë ndodh me disa borde janë kryekëput shkarkime të cilat janë lidhur me keqmenxhimin e bordeve”, tha ai për Front Online.