×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hapen kafenetë, qytetarët në “radhë” për makiato

    FrontOnline
    18 Maj 2020

    Punën e tij si kamerier po e vazhdon pas dy muajve Andi Emra.

    Ky dhe të gjithë të tjerët që punojnë në fushën e gastronomisë, nga e hëna, kanë filluar me shërbimin e ushqimit e pijeve të ndryshme, për myshterinjtë, veçse në një formë jo fortë të zakonshme, raporton Front Online.

    “Për momentin është vetëm take-away – merre me veti, shërbim nëpër tavolina nuk mund të bëjmë, deri sa të na njoftojnë”, u shpreh ai për Front Online.

    E këtë formë të të shërbyerit, Osman Mexhuani, pronar i një lokali në Prishtinë, po e konsideron si diçka të re për kulturën e vendit tonë.

    “Sot ia kemi filluar, edhe pse fillimi i vështirë shumë, pas dy muajve me u kthy në punë, e kemi filluar me take-aëay shkaku, nuk e keni si kulturë këtë kafetë me vete, ende nuk ia kthyer njerëzit në punë”, deklaroi ai për Front Online.

    E për llojet e kafeve që shërbehet në këto lokale, një qytetare, thotë se e kishte marrë malli shumë.

    “Sado që kemi pirë kafe turke, prapë se prapë, na kanë munguar makiatot dhe llojet e tjera të kafeve”, thotë një qytetare për Front Online.

    Dikush e ka gjetur mënyrën për ta kompensuar mallin që ndjente për to.

    “Po normal që na ka marrë malli shumë si të gjithëve, po provojmë me pi shumë edhe gjatë orarit të punës kur po kemi kohë”, thotë Gamz Gashi, punëtore në kafenenë Dit` e Nat`.

    Në fazën e dytë të lehtësimit të masave, janë hapur edhe disa biznese tjera si parukeritë, ordinancat stomatologjike e veprimtari të tjera./Front Online.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.