
Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani në një konferencë për media ka thënë se Serbia dhe Rusia nuk janë të interesuara që të ketë stabilitet në Kosovë, raporton “Front Online”.
Kësisoj sipas saj vende të tilla e veçanërisht Rusia nuk paraqet lehtësim në rast se përfshihet ne dialogun Kosovë-Serbi.
“Nuk e shoh si ndihmesë e as si nevojë përfshirjen e Rusisë në procesin e dialogut. As Serbia e as Rusia nuk janë të interesuara për stabilitetin në Kosovë. Shtete të tilla që kanë për qëllim destabilizimin nuk kanë çfarë i duhen dialogut”, ka thënë ajo./Front Online/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/622829675257472/