
Me vendim të Komitetit të Auditimit të Brendshëm është shkarkuar sot auditori i brendshëm i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Gjelosh Gojani, raporton portali “Front Online”.
Lajmi për shkarkim nga detyra e ka konfirmuar për “Front Online” edhe vet Gojani.
“Po jam shkarkuar nga detyra. Arsyet e shkarkimit ende nuk i di, pasi që nuk e kam vendimin për shkarkim” ka thënë shkurt Gojani.
Kujtojmë se ditë më parë Bordi i kësaj ndërmarrje ka shkarkuar edhe disa nga zyrtarët e lartë me arsyetimin për keqmenaxhim të ndërmarrjes.
/Front Online/