×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuza e parë në korrik

    FrontOnline
    17 Maj 2020

    Gjykata Speciale nuk e ka ndalur intensitetin e punës as gjatë pandemisë së coronavirusit.

    Deri më tani janë deponuar dy aktakuza në Dhomat e Specializuara, njëra në shkurt dhe tjetra në prill të këtij viti.Në pritje të shqyrtimit të tyre, zyrtarë të Gjykatës me seli në Hagë, i kanë thënë KOHËS se janë të përgatitur për t’i zhvilluar proceset gjyqësore.

    “Dhomat e Specializuara të Kosovës janë plotësisht funksionale dhe të përgatitura për të zhvilluar procese të drejta, të paanshme dhe të pavarura në një ambient të sigurt. Pavarësisht pandemisë COVID-19, Dhomat e Specializuara po vazhdojnë punën intensivisht për t’u siguruar që të përmbushet mandati i gjykatës”, ka thënë zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle.

    Ai shton se, megjithatë, i kanë ndërmarrë masat brenda gjykatës për t’iu përgjigjur situatës në përputhje me rekomandimet dhe vendimet e autoriteteve përgjegjëse të shëndetit publik, duke ruajtur vazhdimësinë dhe funksionalitetin e plotë të Gjykatës Speciale. Sipas Doyle, këto masa përfshijnë punën në distancë dhe mbajtjen e takimeve sa herë të paraqitet nevoja.Korriku është afati i fundit gjashtëmujor brenda të cilit duhet të konfirmohet ose të hidhet poshtë aktakuza e parë. Përmbajta e aktakuzës është konfidenciale dhe ajo bëhet publike vetëm nëse konfirmohen dyshimet e bazuara nga gjyqtari i procedurës paraprake, raporton KOHA.
    Deponimi i një aktakuze edhe në kohë pandemie, sipas avokatit Arianit Koci, dëshmon seriozitetin që ka Gjykata Speciale në përmbushjen e mandatit të saj.

    Koci, i cili është avokat mbrojtës i disa prej të dyshuarve për krime lufte që janë intervistuar në Hagë, thotë se proceset e para gjyqësore mund të nisin së shpejti, por të akuzuarit potencialë për momentin nuk dihen.Sa i përket bashkëpunimit me autoritetet e Kosovës, zëdhënësi i Speciales, Doyle, ka rikujtuar detyrimin që kanë ato për t’u përgjigjur ndaj çfarëdo kërkese apo vendimi.“Mbështetur në ligj, autoritetet e Kosovës janë të detyruara të bashkëpunojnë me Dhomat e Specializuara sa u përket vendimeve ose kërkesave që mund t’i kenë ato”, ka thënë Doyle.E Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë, se çështje që mbeten ende enigmë lidhur me punën e Speciales janë nëse do të ketë aktakuza të ngritura e të konfirmuara ndaj të intervistuarve me qëllimin e ndjekjes penale apo jo.“Dhe nëse po, atëherë nën cilat doktrina ndërkombëtare të njëjtit do të akuzohen. Është më se e rëndësishme të trajtohet edhe praktika e ndjekur nga Tribunali i Hagës nën të cilën disa nga të ftuarit e zyrës së Prokurorit të Specializuar veçse janë gjykuar nga kjo gjykatë dhe të njëjtit janë shpallur të pafajshëm”, ka thënë ajo.Deri më tani, rreth 250 persona janë ftuar nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar në Hagë ose në zyrat e EULEX-it në Prishtinë. Shumë prej tyre kanë qenë pjesë e hierarkisë së lartë të UÇK-së dhe ish-komandantë të Zonave.

    https://www.youtube.com/watch?v=f72puqFYLGg&feature=emb_title

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.