×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Basha pas mbledhjes me aleatët: Nga ky moment fillojmë protestat popoullore!

    FrontOnline
    17 Maj 2020

    Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se opozita do të nisë protestat mbarëpopullore. Vendimi politik u mor pas takimit me drejtuesit e partive aleate të opozitës.Basha tha se vendimi i parë i tyre sot është që të mbështesin protestat e Aleancës për Teatrin.

    ”Dita e sotme është një tjetër shembull i keq se vendi drejtohet nga një kriminel dhe nga një hajdut ordiner. I cili ka marrë peng shtetin e shqiptarëve, ka marrë peng institucionet e shqiptarëve, ka marrë peng bukën e gojës së shqiptarëve, ka marrë peng kulturën dhe shpirtin e shqiptarëve. Prej 7 vitesh, PD dhe opozita, kanë bërë betejë me këtë të keqe dhe me autorin e kësaj të keqe që është Edi Rama.

    Me ndihmën e qytetarëve dhe mediave kemi ekspozuar ditë pas dite, korrupsionin, lidhjen me krimin dhe shkatërrimin e rendit kushtetues, të sundimit të ligjit dhe të zgjedhjeve të vjedhura e të manipuluara në Shqipëri. Nga kjo pikë pamje, e sotmja është një aferë e rradhës. Por nuk është vetëm kaq”.

    “Është guri i rëndesës në shpirtin e çdo shqiptari që merakoset për të ardhmen e fëmijës së vet. Që vuan sot për pamundësitë ekonomike të shkaktuara prej hajdutërisë dhe babëzisë së Edi Ramës, i cili për xhepat e tij ka sakfirikuar mirëqënien e çdo shqiptari edhe në këtë kohë të pandemisë. Si sot 3 vite më parë unë u ula me këtë njeri, me shpresën dhe besimin se forcat politike në vend mund të arrinin një marrëveshje politike në të mirë të kombit për një proces të lirë zgjedhor. Koha tregoi shumë shpejt se u gabova”.

    “Dua të garantoj shqiptarët se ky gabim nuk do përsëritet më kurrë. Vendimi ynë i parë sot është mbështetja për të gjitha protestat e Aleancës për Teatrin, shoqërisë civile, qytetarëve kudo që ndodhen, dhe organizimit po kështu nga ana e opozitës për protestat qytetare dhe mbarë popullore, duke nisur me efekt të menjëhershëm”, ka thënë Basha, shkruan Oranews.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.