
Në qytetin e Vushtrrisë, rasti i parë pozitiv me Covid-19 është shfaqur më 24 mars.Që nga ajo datë deri mbrëmë atje kanë qenë gjithsej 43 persona të prekur me koronavirus, këtë e bëri të ditur për klankosova.tv
Sylejman Meholli, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë.“43 persona i kemi të prekur me Covid-19 deri me tani, 23 prej tyre janë të shëruar, 19 raste i kemi aktive dhe 1 të vdekur”.
Meholli tregoi se gjendja shëndetësore e rasteve të reja të shfaqura atje është stabile.“Gjendja e të prekurve të fundit është stabile, 18 janë në vetizolim në shtëpitë e tyre, 1 është i shtrirë në Klinikën infektive”.“Të prekurit janë të moshave të ndryshme. Në mesin e tyre edhe 2 punëtorë shëndetësor”, ka thënë Meholli
Në Kosovë, që nga shfaqja e pandemisë Covid-19 deri të shtunën janë shënuar 978 raste, ku prej tyre 713 janë shëruar, 29 kanë ndërruar jetë dhe 236 raste të tjera janë aktive