×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetarja e LVV-së: Thaçi po luan rolin e hetuesit, prokurorit dhe gjyqtarit

    FrontOnline
    16 Maj 2020

    Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, ka reaguar pas akuzave të presidentit, Hashim Thaçi drejtuar Qeverisë Kurti.

    Mulhaxha-Kollçaku përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka thënë se presidenti po luan me dëshirë rolin e hetuesit, prokurorit dhe gjyqtarit.

    “Do të ishte e pabesueshme sikur të mos ishte e vërtetë. Një President në rolin e hetuesit, prokurorit dhe gjyqtarit. Të gjitha këto role po i luan me dëshirë, përveç atij të një Presidenti unifikues dhe përfaqësues. Me moton ‘Përçaj dhe sundo’ po mirëmbahet ende me sukses në pushtet nga ata që nuk shohin përtej hundës së tyre”, thotë ajo.

    Më tej, nënkryetarja e LVV-së ka thënë se Qeveria Kurti 2 do të vjen së shpejti.

    “President, nuk ka grup. Ka një Qeveri në detyrë me qindra mijëra mbështetës. E së shpejti vjen edhe Qeveria Kurti 2”, vijon shkrimi i saj.

    Ndryshe, dje presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti kanë shkëmbyer akuza të ashpra njëri me tjetrin.

    Presidenti Thaçi ka thënë se kryeministri Kurti është përgjegjës për vetëvrasjen e 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve, dhe se karantinimi në këtë qendër po bëhet në mënyrë selektive, ndërsa pas këtyre akuzave, Kurti ka thënë se Thaçi është ‘idhnak’ dhe se po përzihet në çdo dikaster..

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.