Një erë e fortë që ka fryrë dje në Leposaviq dëmtoi linjën e tensionit të lartë të energjisë elektrike, e cila më pas shkaktoi një zjarr në një ndërtesë banimi në vendbanimin e minierave të afër Leposaviqit.
Zjarri shkatërroi katër apartamente në të cilat jetuan tri familje, raporton TV Most nga Zveçan.
Sipas vendasve, zjarri u shkaktua nga telat e transmisionit të cilët u shkëputën nga erërat e forta.
Zjarri fillimisht shpërtheu në pyll dhe shumë shpejt u përhap në një ndërtesë banimi.
Njëri nga banorët i tha TV Most se ai arriti të marr nga banesa vetëm një pjesë të veshjet dhe dokumentet.
“Unë isha në punë, vura re një shkëndijë nga energjia elektrike dhe një zjarr që u përhap në ndërtesë për pesë minuta. Ky zjarr përfshiu gjithçka, ndërtesa u dogj e gjitha. Katër apartamente u dogjën. Zjarri gjithashtu vrau 22 koshere bletësh”tha ai.
“Për fat të mirë, nuk ka pasur viktima në njerëzore nga zjarrin që po tërhiqet në pyjet e tetë lokacioneve në këtë pjesë të Kopaonikut, por dëmi material është i madh”, tha kryetari i Degës së Përkohshme të Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiç.
“Në përputhje me detyrimet tona, dhe kjo është detyra jonë, ne jemi sot me banorët tanë, banorët e fshatit Belo Brdo. Ne kemi ardhur në vendin e ngjarjes për të parë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe, natyrisht, në këtë moment kur është shumë e vështirë për këta njerëz, sepse ata kanë vite që jetojnë dhe krijojnë, ata kanë mbetur pa çati mbi kokë “, tha Todiç.
Ai shtoi se Komuna e Leposaviq, në bashkëpunim me Serbinë, do ta zgjidhë këtë humbje që pësuan banorët.
“Për momentin, ne kemi siguruar akomodim të përkohshëm dhe lirisht mund të them se njerëzit nuk kanë arsye për t’u shqetësuar. Ne jemi këtu”, tha tutje Todiç. /lajmi.net/


