×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD: VV-ja nuk është as e majtë, as progresive e as liberale – është parti që kap çka të mundet

    FrontOnline
    15 Maj 2020

    Partia Socialdemokrate ka sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje, të premten, duke e kritikuar për mosvendosjen e flamurit të komunitetit LGBTQI mbi objektin e qeverisë.

    Nëpërmjet një komunikate, PSD’ja po ashtu ka kujtuar se VV’ja nuk doli as në Paradën e Krenarisë, që u mbajt sivjet.

    Sipas partisë që udhëhiqet nga Dardan Molliqaj, dikur sekretar i VV’së, partia e Albin Kurtit nuk është as e majtë, as progresive e as liberale. PSD’ja thotë se VV’ja është parti që kap çka të mundet.

    Reagimi i plotë i PSD-së:

    Për gjashtë vite më rradhë, dritat me ngjyrat e flamurit të komunitetit LGBTQI janë ndriçuar nga objekti i qeverisë si shenjë solidariteti ndaj padrejtësive që i ndodh këtij komunitetit në baza ditore e në mënyrë sistematike e kulturore.

    Sot, pas 6 viteve qeveri plotësisht të djathta, Vetevendosje, një parti e supozuar si e majtë e progresive, dhe Kurti si udhëheqës i saj nuk po projekton flamurin e komunitetit LGBTQI mbi objektin e qeverisë. Bile, as nuk dolën në Paradën e Krenarisë që u mbajt sivjet. Përgjatë tërë kohës në krye të qeverisë, Kurti ka ikur nga tema të cilat nuk i përkthehen në vota. Si rrjedhojë, oportunizmi politik çdo herë rëndon më tepër në kurrizin e grupeve dhe komuniteteve të margjinalizuara.

    Një gjë e tillë ka vetëm një kuptim. Vetëvendosje nuk është as e majtë, as progresive e as liberale. Është parti që kap çka të mundet vetëm e vetëm për vota e asnjëherë për parime. Për t’i mbajtur anëtarët e saj homofobë nën ombrellën e vet, domethënë për hatër të tyre, Vetëvendosje e Kurti e hudhin poshtë një traditë që kishte nisur prej qeverive që as nuk pritej ta zbatonin.

    Komuniteti LGBTQI+ nuk mund të mohohen dhe as përdhosen. Ky komunitet është pjesë e esenciale e shoqërisë tonë dhe si e tillë ka të drejtë dhe na detyron të gjithëve, duke përfshirë qeverinë në detyrë, që t’i trajtojmë me dinjitet dhe kërkesat e tyre, qofshin edhe ato simbolike si shpërfaqja e flamurit në objektin e qeverisë, t’i plotësojmë pa kushte në mënyrë që të kontribuojmë në emancipimin e shoqërisë dhe të luftojmë homofobinë e paragjykimet e tmerrshme të cilat i mvishen këtij komuniteti.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.