
Antimafia e Antiterrorizmi italian me urdhër të Prokurorisë së Napolit kanë shkatërruar mëngjesin e sotëm një grup kriminal i përbërë nga shtetas italianë e të huaj me aktivitet në falsifikim dokumentesh e favorizim të emigracionit klandestinë për qëllime terroriste.
Operacioni i koduar “Mozaiku 2” ka çuar në 8 urdhër arrestimi, e janë përfshirë 19 persona nën hetim 12 shtetas italianë e 7 të huaj me banim në territorin e provincës së Caserta, Napoli e Benevento.
Hetimet kanë nisur në nëntor të 2019 pas mbylljes së hetimeve të operacionit “Mozaiku 1” i cili zbardhi lidhjet në Itali të tunizianit Anis Amri, autori i atentatit terrorist në Berlin më nëntor të vitit 2016, e ku mbetën viktimë 12 persona e u plagosën 56 të tjerë.
Mes 19 të hetuarve është dhe shtetasi Algjerian me inicialet C.M.S i konsideruar personi që pajisi me dokumente të falsifikuara e ndihmoi Anis Amri për të udhëtuar drejt Gjermanisë.
Algjerini C.M.S është përfshirë në hetimet dhe të një operacioni tjetër më 2017, akuzuar nga Prokuroria e Romës për riciklimin e mijëra pasaportave italiane të grabitura nga zyrat e shtetit.
I shkatërruar mëngjesin e sotëm, ky grup kriminal ishte i organizuar në tri nivele operative e dokumentet falsifikoheshin në një laborator klandestinë i menaxhuar nga 4 vëllezër italianë e ku falsifikoheshin leje qëndrimi për emigrantë, patentë automjetesh, madje dhe proces verbale të policisë.
Mjaft prej dokumenteve të falsifikuara nga ky grup kriminal janë gjurmuar nga autoritetet policore lokale të vendeve të tjera si Francë, Spanjë, Gjermani, Gjermani, Greqi e Maltë.