×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shoqata e transportit rrugorë të udhëtarëve paralajmëron protesta, i dërgon Qeverisë tri kërkesa

    FrontOnline
    15 Maj 2020

    Përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit janë takuar me Kryetarin e Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve.

    Në këtë takim u shqyrtua situata aktuale dhe pasojat e pandemisë Covid-19 në këtë sektor.

    Pas diskutimeve që u zhvilluan në prezencë të përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Këshilli Drejtues i shoqatës morri vendim për të adresuar tri kërkesa në drejtim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Në mesin e tyre ata kërkojnë nga Qeveria që të nxjerrë një Udhëzim Administrativ në kuadër të Ligjit        Nr.04/L-179 për subvencionimin e kompanive të transportit rrugor të udhëtarëve në Republikën e Kosovës, duke u mbështetur në protokolin e OBSH-së, ashtu siç po ndodh në të gjitha shtetet e rajonit dhe BE-së.

    Ata poshtu kërkojnë nga ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit sa më shpejt të vazhdoj rendet e udhëtimit duke eliminuar pagesat e taksës për rendet e udhëtimit.

    E në rast se nuk përmbushen kërkesat e tyre, ata kanë paralajmëruar protesta me autobusë.

    Letra e plotë:

     

    Këshilli Drejtues i Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve mbajti takim me datë 15 maj 2020. Në këtë takim u shqyrtua situata aktuale dhe pasojat e pandemisë Covid-19 në këtë sektor. Pas diskutimeve që u zhvilluan në prezencë të përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Këshilli Drejtues i shoqatës morri vendim për të adresuar këto kërkesa në drejtim të Qeverisë së Republikës së Kosovës:

     

    1. Qeveria e Republikës së Kosovës para se të marr vendim për rifillimin e punës sa i përket transportit rrugor të udhëtarëve, të nxjerr një Udhëzim Administrativ në kuadër të Ligjit        Nr.04/L-179 për subvencionimin e kompanive të transportit rrugor të udhëtarëve në Republikën e Kosovës, duke u mbështetur në protokolin e OBSH-së, ashtu siç po ndodh në të gjitha shtetet e rajonit dhe BE-së.

     

    1. Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit sa më shpejt të vazhdoj rendet e udhëtimit duke eliminuar pagesat e taksës për rendet e udhëtimit.

     

    1. Kërkohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, që me krijimin e kushteve dhe lehtësimin e masave për lëvizjen e lirë të qytetarëve, të lejohet edhe rifillimi i punës në sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve.

     

    Këshilli Drejtues i Shoqatës kërkon me këmbëngulje nga Qeveria që të përmbushen kërkesat legjitime të lartëcekura, në mënyrë që të shmangen format e tjera të reagimit (protesta me autobusë) që mund të organizohen nga të gjitha qendrat e Kosovës në drejtim të Prishtinës.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.