
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, tha se për këto 100 ditë qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka bërë punë shumë të mira dhe arsyet për mocionin ndaj saj se ajo gjoja ka qenë antiamerikane nuk janë të vërteta.
“Ato parti që votuan për mocion kishin vetëm një qëllim, të krijonin një qeveri antikushtetuese”, tha ajo sot në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Për punën e 100-ditëshit, që dje kreu në detyrë Albin Kurti prezenti para kabinetit qeveritar, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, vlerësoi se Qeveria ka filluar të bëjë ndryshimet, për të cilat edhe vetë populli i Kosovës votoi në vitin e kaluar.
Pacolli beson se Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të marrë vendim profesional, duke u bazuar në vendimin e vitit 2014.