×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA-ja akuzon Kinën për hakim të kërkimeve rreth koronavirusit

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Hakerë të lidhur me Kinën janë duke shënjestruar organizata amerikane që po kryejnë kërkime për sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, kanë thënë autoritetet në Shtetet e Bashkuara.

    Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe Siguri të Infrastrukturës, kanë thënë se janë duke hetuar “aktorë kibernetikë dhe koleksionistë jotradicionalë” të lidhur me Kinën, që kanë shënjestruar organizata, të cilat kanë kryer kërkime për koronavirusin në Kombet e Bashkuara.

    “Këta aktorë janë vëzhguar teksa kanë qenë duke tentuar që të identifikojnë dhe marrin pronë intelektuale dhe të dhëna të shëndetit publik që lidhen me vaksina, trajtime dhe testime të personelit të lidhur me sëmundjen Covid-19”, që shkakton koronavirusi, është thënë në deklaratë.

    Megjithatë, ende nuk janë ofruar shembuj të aktivitetit kibernetik.

    Autoritetet amerikane kanë akuzuar vazhdimisht Kinën për spiunim kibernetik, me qëllim të vjedhjes së pronës intelektuale.

    Kina në anën tjetër mohon këto pretendime.

    Ambasada kineze në Uashington, i ka konsideruar pretendimet e fundit si “gënjeshtra”.

    Pandemia me koronavirus ka thelluar mospajtimet në mes të këtyre dy shteteve, pasi presidenti amerikan, Donald Trump akuzon Kinën se është përgjegjëse për përhapje të virusit në gjithë botën.

    Kjo krizë ka shtuar presionin edhe në marëveshjen tregtare në mes të SHBA-së dhe Kinës, të nënshkruar në muajin janar.

    Shtëpia e Bardhë dhe ligjvënësit republikanë kanë sugjeruar sanksione ekonomike dhe masa tjera të ashpra kundër Kinës, vendit ku ka shpërthyer pandemia me koronavirus vitin e kaluar. /rel/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.