×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kafenetë plot, asnjë ndalesë – Si po e përballon Suedia pandeminë?

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Në sheshin “Nytorget” të Stokholmit nuk shihet asnjë shenjë e koronavirusit. Duket se ka kaluar tashmë. Grupe njerëzish janë ulur jashtë, duke shijuar rrezet e ngrohta të diellit. Kafenetë përgjatë sheshit janë plot njerëz dhe kurrkush nuk mban maskë. Përballë është një restorant, ku ka një shenjë që ua kujton njerëzve që të mbajnë distancë ndërmjet vete. Por shumë njerëz që janë duke pritur për të marrë pijet duket se nuk çajnë kokën për këtë punë. Jehona e fëmijëve që luajnë në oborrin e një shkolle në afërsi dëgjohet deri në qendër. Fëmijët po kënaqen në oborr, duke luajtur futboll e lojëra të ndryshme.

    Matanë Detit Baltik gjermanët po i shikojnë me habi suedezët, por njëherësh shprehin admirim. Regjisori gjerman i teatrit avangard, Frank Castorf, beson se “qytetarët atje trajtohen me kujdes më të madh”. Shkrimtari Daniel Kehlmann e përmbledh kështu situatën: “Kur mendoj për atë çfarë do të duket e ardhmja, mendja më shkon te modeli suedez”.

    Çfarë e bën edhe më mahnitëse këtë qasje është mënyra se si shumë amerikanë konservativë janë kthyer papritmas në adhurues të suedezëve. I tillë është Tucker Carlson, një prej personaliteteve më të njohura të “Fox Neës”. Dhe për të mos lejuar që kjo aleancë të lidhet në distancë, në mes ka ndërhyrë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

    Michael Ryan, drejtor ekzekutiv i Programit për Emergjenca Shëndetësore në OBSH, ka qenë me dy mendje për punën e qasjes së Suedisë për luftimin e koronavirusit.

    “Suedia paraqet modelin e ardhshëm”, e pranoi ai qysh në prill, duke paralajmëruar se nuk mund të ketë hapje të plotë përderisa nuk ka të dhëna të qarta analitike për shoqëritë në mbyllje. Ai ka thënë se shtetet e tjera mund të mësojnë shumëçka para se të nisin hapjen e madhe.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.