×
  • Lajme
  • Lajme

    Puna e Arben Vitisë për 100 ditëshin si ministër

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë ku po raportohet për punën 100 ditëshe ka treguar se si kanë menaxhuar me pandeminë e Coronavirusit.

    Ai ka thënë se 90 për qind e punëve të kësaj ministrie janë fokusuar në menaxhimin e pandemisë.

    “Të përballur me pandeminë më të madhe në këto vitet e fundit, 90 % punëve të MSh kanë qenë të ndërlidhura me pandeminë.”, tha ai.

    Vitia ka thënë se kanë hartuar një dokument për lehtësimin e masave që parashihet të bëhet në tri faza.

    “Kemi hartuar një dokument se çfarë hapa do të bëhen në secilën fazë. Faza e parë ka filluar të zbatohet më 4 maj, faza e dytë më 18 maj dhe faza e tretë prej 1 qershorit. Në fazën e dytë dhe të tretë do të bëhet vlerësimi i masave varësisht situatës epidemiologjike”, tha Vitia.

    Ai ka treguar se deri më tani janë bërë 10 mijë teste për Coronavirus.

    “Qysh në fazën e parë të shfaqjes së pandemisë MSh-ja ka qenë e përkushtuar në përkujdesjen dhe menaxhimin e pandemisë. Duke marrë parasysh shkallën e përhapjes me 5 mars është themeluar grupi punues për hartimin e planit për parandalim të Coronairusit. Me 23 mars merret vendimi për ndërprerjen e procesit arsimorë dhe ndalimn e linjave ajrore… përmes këtij buxheti të ndarë urgjent nga qeveria dhe donacionet nga vendet mike por edhe agjencitë e Kombeve të Bashkuara është arritur të sigurohen pajisje dhe aparatura për pandeminë. Ministria ka marrë vendim për kufizimin e e lëvizjes në komunat e prekura. Kemi shndërruar Qendrën e Studenteve në qendër karantine për të kthyerit… MSh-ja fillon me shpalljen e e vatrave të infeksionit dhe ndalimin e qarkullimit në disa komuna ku ishin shfaqur problemet. Në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë kryer mbi 10 mijë mostra të dyshimta. Gjatë gjithë kësaj kohe janë duke u hulumtuar rastet dhe kontatkeve, është duke funksionuar qendra e thirrjeve që funksionon 24 orë”, tha ai

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.