
Kryeministri Albin Kurti tha se në 100 ditët e Qeverisjes së tij, ai dhe kabineti i tij qeveritar, kanë luftuar korrupsionin dhe kanë ndaluar gjakderdhjet financiare.
Pos këtyre të arriturave, sipas tij, qeveria që ai udhëheqë gjithashtu ka ulur pagat e kabinetit qeveritar e po ashtu ka bërë zvogëlimin e tij.
“Një ndër arsyet kryesore pse qytetarët e kanë lëshuar vendin është korrupsioni. Ndryshe edhe nuk ishte si te ndodhte. Prioritet e kësaj qeverie ishte pikërsisht luftimi i korrupsionit, ndalja e gjakderdhjeve financiare, ndaljen e keqpërdordimit të parasë publike. Kemi marrë vendim për zvogëlimin e kabinetit qeveritar, zbritjen e shpenzimeve dhe uljen e pagave. Përmes këtyre vendimeve jemi duke zgjidhur një problem të cilin politikanët e përdornin si klientelë kur vinte koha e zgjedhjeve. Mbet dikush pa punë e pa pozitë, shto një Ministri. Paska mbetur një familjar pa punë, hap edhe një konkurs, e fut edhe ta. Qeveria përfaqëson popullin. Paga më të ulëta sepse jemi vend i varfër. Veprimi i dytë ishte ardhja e kabinitetit të ri, ku asnjëri prej tyre nuk ishte të kaluar kriminale”, u shpreh ai.
Mes tjerash, Kurti tha se presidenti dhe opozita e kanë penguar punën e Qeverisë gjatë këtyre 100 ditëve.
“Në këto 100 ditë kur u morën gati 200 vendime kishim edhe 100 probleme të tjera. Afër 90 % e punës ka qenë në luftimin e Coronavirusit. Kemi punuar përtej çdo parashikimi sepse kishim një president dhe një opozitë që ndërhynin. Kur duhet të bëheshim të gjithë bashkë, ata na dolën kundër. Qeveria u rrëzua, por fitoi populli”, theksoi ai.
Kurti e ripotencoi edhe njëherë se alternativë e vetme pas rrëzimit të Qeverisë janë zgjedhjet.