×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Me mësimin online, MASHT-i siguroi të drejtë themelore për qasje në arsim

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani sot takoi e ministren e Arsimit, Hykmete Bajrami, raporton portali FrontOnline.

    Gjatë takimit  Osmani, e  ka përgëzuar ministren në detyrën Bajrami për punën e bërë gjatë kësaj kohe pandemie në fushën e arsimit.

    “Edhe pse të përballur më vështirësi të shumta, ia dolët që me sukses të arrini që të siguroni qasjen në një prej të drejtave themelore të njeriut, respektivisht qasjen në arsim. Mësuesit dhe arsimtarët që po bëjnë punë të shkëlqyer, pavarësisht vështirësive dhe ballafaqimit me rreziqet nga pandemia”, ka thënë Osmani.

    Njoftimi i plotë:

    Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani sot ka takuar ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Hykmete Bajrami. Kryetarja Osmani i ofroi ministres Bajrami përkrahje të plotë dhe vlerësoi në maksimum punën që e ka bërë MASHT-i, mësimdhënësit dhe stafi mbështetës me mësimin online. “Edhe pse të përballur më vështirësi të shumta, ia dolët që me sukses të arrini që të siguroni qasjen në një prej të drejtave themelore të njeriut, respektivisht qasjen në arsim. Mësuesit dhe arsimtarët që po bëjnë punë të shkëlqyer, pavarësisht vështirësive dhe ballafaqimit me rreziqet nga pandemia”, ka thënë zonja Osmani. Më tej, ajo ka potencuar rëndësinë e organizimit të mësimit online edhe për komunitetet joshumicë. “Jam e lumtur që ky mësim po organizohet edhe për komunitet joshumicë. Sot, gjatë ditës do ta vizitoj shkollën “Emin Duraku”, në Prizren, për t’u bindur me cilësinë e organizimit të mësimit online për ta”, ka thënë Osmani. Kryetarja e Kuvendit ka thënë se pandemia ka ndikuar në rivlerësimin e objektivave për arsimin, por nuk e ka ndryshuar qasjen për arsim gjithëpërfshirës dhe ngritje të cilësisë. Në këtë kontekst, zonja Osmani ka thënë se Kuvendi i Republikës së Kosovës do të jetë përkrah Ministrisë së Arsimit në nisma kuvendore legjislative, apo avokim publik mbi peshën e arsimit dhe rëndësinë e investimit në të.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.