×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Rezerva të gjakut edhe për pak ditë, mobilizohen vullnetarët

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Profesori universitar Veton Vula dhuron rregullisht gjak.

    Thirrjes së Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, i`u përgjigj pozitivisht ashtu sikurse edhe shumë të tjerë, shkruan “Front Online”.

    E një veprim të tillë u`a rekomandon edhe të tjerëve, pasi që siç tha ai, në situatën aktuale rezervat e gjakut janë shumë të çmueshme.

    “Kam dhënë gjak disa herë dhe kjo është një obligim të them edhe humanitar i cili duhet t’i dedikohet personave të cilët kanë nevojë për gjak dhe normal që i përgjigjem në çdo kohë apelit për të dhuruar gjak, sepse çdo  pikë e gjakut është e nevojshme për ta shpëtuar një jetë të një personi dhe duke pasur parasysh edhe situatën aktuale është tejet e çmueshme rezervat e gjakut të cilat duhet të gjenden në transfuzionin e gjakut. Jo vetëm për pandeminë, por edhe për raste të tjera të cilat mund të ketë nevojë çdo person”, ka thënë ai për “Front Online”.

    Lidhur me rezervat e gjakut, drejtoresha e kësaj qendre Bukurie Zhubi  ka thënë për “Front Online” se rezerva e gjakut nuk është e mjaftueshme edhe për shumë ditë.

    “Për momentin kemi një sasi të gjakut, mirëpo rezerva nuk është e mjaftueshme për të gjithë ditët në vijim. Kështu apeloj tek të gjithë qytetarët që të vazhdohet me dhurimin vullnetar të gjakut sepse kërkesat për gjakun dhe për produktet e gjakut i kemi çdo dite dhe ato nuk ndalen”, ka thënë ajo pwr Front Online.

    Për këtë gjë, ajo ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë me dhurimin vullnetarë të gjakut.

    “Gjaku gjithmonë është i nevojshëm. Nëse keni dhënë sot nuk do të thotë që nesër, pasnesër dhe pas një jave dhe pas 10 ditëve do të kemi prapë. Ajo që është e rëndësishme është që të vazhdohet me dhurimin vullnetar të gjakut”, ka thënë ndër të tjera Zhubi.

    Mungesë të gjakut, sipas saj ka si zakonisht të grupeve negative, por me aktivizimin e qytetarëve për të dhuruar atë, ka bërë që të ketë gjak edhe për disa ditë.

    “Grupet negative sigurisht që janë në mungesë më tepër sesa grupet pozitive, por duke i falënderuar të gjithë vullnetarët e gjakut që kanë ardhur në këto ditë dhe që kanë dhuruar gjak, kemi arritur që t`i përmbushim kërkesat tona dhe nuk kemi pasur ndonjë mungesë të caktuar për disa grupe. Kështu që rezerva e gjakut për grupet negative të cilat janë më të rralla nuk është shumë e shprehur”, ka theksuar ajo për “Front Online”.

    Zhubi pati një apel për të gjithë ata që kanë vullnetin për të dhuruar gjak në këto ditë të vështira.

    “Dhurimi i gjakut ka qenë prezent këtu dhe numri i dhuruesve vullnetar ka qenë bukur i mirë. Kemi dhurues por po them që për shkak që ne nuk kemi mundësi që të zhvillojmë aksionet e dhurimit vullnetar jashtë hapësirave të Transfuzionit të gjakut, atëherë jemi të detyruar që çdo ditë tu bëjmë thirrje atyre që të vijnë në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe të dhurojnë gjak”, ka theksuar Zhubi pwr Front Online.

    “Front Online”, ka qëndruar për disa orë në këtë qendër. Për së afërmi është parë që çdo pacienti që dhuron gjak paraprakisht u matet temperatura dhe i kryhen të gjitha testimet e nevojshme për të parë nëse të njëjtit janë në rregull me shëndet.

    E për shkak të pandemisë Covid-19, kjo qendër ka marrë masa. Asnjë person nuk mund të hyjë brenda kësaj qendre pa u dezinfektuar me alkool.

    Ndërsa rezervat e gjakut për 14 ditë qëndrojnë në këtë Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, pa u përdorur. Kështu është nxjerr edhe një njoftim për dhuruesit që në rast se gjatë këtyre ditëve të njëjtëve u shfaqen simptoma të virusit, të lajmërohen në qendër. Kështu ai gjak nuk do të përdoret tek te tjerët.

    Në ndërkohë në këtë qendër është zgjatur orari i punës. Kjo për shkak të muajit të shenjt  të Ramazanit, e ku personave që janë agjërueshëm ditën, u është dhënë mundësia që të japin gjak pas iftarit. /FrontOnline/

     

     

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.