×
  • Lajme
  • Lajme

    HANDIKOS: Kosova përmbush veç rreth 30 % të ligjeve në fuqi për personat me aftësi të kufizuara

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    HANDIKOS sot ka lansuar raportin hulumtues ‘’Standardet ndërkombëtare mbi çështjet e aftësisë së kufizuar: Ku qëndron Kosova?’’, të punuar tash e disa muaj rreth asaj se ku qëndron Kosova në raport me standardet ndërkombëtare mbi çështjet e aftësisë së kufizuar.

    Ky studim ka pasur për qëllim vlerësimin e zbrazëtirave të legjislacionit në fuqi në Kosovë në raport me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, Acquis Communautaire të Bashkimit Evropian, Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Strategjisë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Planit Nacional të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara.

    Fatkeqësisht, rezultatet e hulumtimit pasqyrojnë se vetëm 30 pwr qind e standardeve të kërkuara ndërkombëtare janë të integruara në ligjet në fuqi që rregullojnë çështjet e personave me aftësi të kufizuara. Raporti i hulumtimit ka identifikuar se një nga kategoritë themelore e të drejtave të tyre- Qasshmëria, vetëm 6,7%, të standardeve ndërkombëtare janë të përfshira në legjislacionin e Kosovës.

    Sipas raportit, rreth 70% të standardeve ndërkombëtare mungojnë ose janë pjesërisht të përfshira apo/dhe të integruara në legjislacionin e Kosovës. Prandaj institucionet e Kosovës duhet të përmirësojnë legjislacionin ekzistues të afësisë së kufizuar sipas standardeve ndërkombëtare, duke u mundësuar personave me afësi të kufizuara të gëzojnë dhe ushtrojnë plotësisht të drejtat dhe shërbimet përkatëse.

    Hulumtimi është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në kuadër të projektit “Promovimi gjithëpërfshirës në proceset konsultative për reformat e qeverisjes dhe administratës publike në sektorin e aftësisë së kufizuar në nivel Lokal, Nacional dhe Regjional”, i cili zbatohet nga HANDIKOS, në partneritet me Disability Partnership Finland, Threshold, Shoqatën Kosovare të Shurdhërve dhe Shoqatën e të Verbërve të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.