×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ja e vërteta për “Petrol Company” (VIDEO)

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Çmimet më të lira në treg, derivatet cilësore, por edhe humaniteti janë tri gjerat kryesore që “Petrol Company” e bëjnë të veçantë në fushën e tregtimit të derivateve. E krijuar para 3 dekadash, sot “Petrol Company” është shndërruar në lider në fushën e tregtimit të derivateve, ku është e pranishme thuajse në të gjitha komunat e Kosovës.

    “Po rritemi çdo ditë, ku po na kërkojnë qytetaret ne jemi aty. Ne njihemi për çmime të lira, cilësi dhe korrektësi. Një faleminderim i veçantë shkon për të gjithë klientët tonë që na qëndruan besnik për 30 vite” ka thënë drejtori i “Petrol Company” Shkelzen Jusaj.

    Sipas tij, kompania që ai drejton sidomos gjatë vitit që lamë pas, por edhe sivjet një rëndësi të veçantë iu ka kushtuar edhe qytetareve që nuk janë klientë të kompanisë së tij, ata që nuk kanë automjete dhe nuk kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë.

    “Ne jemi gjendur afër shumë familjeve nevojtare, kemi ndihmuara qindra të tilla, deri në fund të vitit synojmë që numri i familjeve të ndihmuar atë arrij një 1000” ka thënë më tutje Jusaj.

    Ai bëri të ditur se përpos kësaj me ndihmën e konsumatorëve gjatë vitit që lamë pas janë ndërtuar 5 shtëpi, deri sa 3 të tjera janë në proces të ndërtimit. Ndihma në kohë Pandemie Qe nga shpallja e pandemisë “Petrol Company” ka qëndruar afër nevojtarëve edhe punëtoreve të kompanisë, ku i ka ndihmuar me miell dhe produkte tjera atë nevojshme ushqimore.

    Sabri Bunjaku ka më shumë se 10 vite që punon në “Petrol Company”. Ai thotë se krejt stafi janë të kënaqur me trajtimin që ua bën drejtori i kompanisë Shkelzen Jusaj.

    “Drejtori na ka ofruar çdo here ndihme, jo vetëm në kohë pandemie. Na ka ofruar ndihmë jashtëzakonisht. Në emër të krejt stafit e falënderoj drejtorin” ka thënë ai. Edhe punëtoret tjerë në këtë kompani janë shumë të kënaqur me pagat dhe trajtimin që u bëhet atyre.

    Edhe drejtori Jusaj është falënderues për secilin punëtor veç e veç për kontributin dhe përkushtimin e madhe që japin në kompaninë që ai drejton.

    “Petrol Company” është një familje e madhe, ku të gjithë anëtaret e saj trajtohen njësoj” ka thënë Jusaj.

    3 dekada traditë

    Familja Jusaj ka filluar biznesin e saj privat me karburante në industrinë e naftës që nga viti 1989 në emrin e DukCommerce.

    Katër vjet më vonë, në vitin 1993 biznesi ka ndryshuar emrin e tij tregtare në Delta Impex. Pas luftës në Kosovë, kanë rikthyer tregtinë e tij origjinale, duke regjistruar biznes të ri në emrin e markës Petrol Company, e cila është plotësisht operacionale që nga viti 2000.

    Gjatë dekadës së fundit të pranisë së saj në tregun e Kosovës, Petrol Company ka arritur që ta zgjerojë biznesin nga pronësia e një stacioni të vetëm karburanti në Fushë Kosovë, në kompaninë më të madhe ofruese të derivateve në vend, duke u ofruar klientëve të saj, cilësi të produkteve me çmimet më konkurruese (a.s)

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.