×
  • Lajme
  • Lajme

    Rastet e kontaktit me të infektuarin me Covid-19 në Obiliq dolën negativ

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Në IKSHPK, janë testuar 4 mostra nga Komuna e Obiliqit, raste kontakti me personin e infektuar me Covid-19, këto mostra sipas testimeve të bëra në laboratorin e IKSHPK-së, kanë rezultuar negativ.

    Pra në Obiliq kemi vetëm një rast me Covid-19.

    Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se shtabi emergjent lokal i Obiliqit përmes ekipeve të QKMF-së dhe atyre të Statcionit Policor, janë në gjendje gatishmerinë në ofrimin e çdo lloj ndihme për pacientin e infektuar, duke i dëshiruar shërim sa më të shpejtë.

    Kryetari Gashi, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, sepse siç është shprehur dhe ai “ ju jeni arsyeja e parandalimit të këtij virusi! Jemi bashkë në çdo sfidë!”.

    Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

    “Bashkëqytetarë të nderuar,

    Ju njoftoj se nga katër mostrat e testuara në laboratorin e IKSHPK-së, raste kontakti me personin e infektuar me Covid-19, kanë rezultuar negativ. Pra, në Obiliq kemi vetëm një rast me Covid-19.

    Ne, si shtab emergjent lokal, përmes ekipeve të QKMF-së dhe atyre të Statcionit Policor, jemi në gjendje gatishmerie të ofrojmë çdo lloj ndihme pacientit të infektuar dhe i dëshirojmë shërim sa më shpejtë!

    Me shpresë që të mos kemi raste të tjera, ju bëjë thirrje të vazhdoni të qëndroni në shtëpi, të respektoni të gjitha rekomandimet e dhëna nga IKSHPK-ja, ju jeni arsyeja e parandalimit të virusit! Jemi bashkë në çdo sfidë!

    Xhafer Gashi”

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.