×
  • Lajme
  • Lajme

    Smaka: Kushtetuesja nuk do ta shpallë vendimin para datës së caktuar, 29 maj

    FrontOnline
    09 Maj 2020

    Të premten ishte afati i fundit kur palët kishin të mundësi të depononin në Gjykatën Kushtetuese komentet e tyre përkitazi me meritat e kërkesës së Vetëvendosjes për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të 30 prillit të presidentit. Këtë të drejtë e shfrytëzuan liderë institucionalë dhe ata të partive politike.

    Një ditë pas, njohësit e çështjeve kushtetuese dhe juridike deklarohen për gjykatën dhe kohëne  marrjes së vendimit.

    Eksperti i të Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka, beson se kjo gjykatë as nuk do të vonojë, por as nuk do ta shpallë vendimin e saj para datës së caktuar 29 maj.

    ”Unë nuk besoj që do ta shpallë para datës 29 por nuk do ta vonojë. Mirë do të ishte të mos shtyhej, ndryshe Kosova I ka institucionet e ka qeverinë me te gjitha kompetencat sepse nuk ka as dispozitë në kushtetutë as ndonjë ligj me të cilën do të ngushtoheshin autorizimiet e qeverisë gjatë periudhës kur është në detyrë” tha ai për RTK.

    Ndërkaq, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, mendon ndryshe. Miftaraj thotë se Gjykata Kushtetuese në bazë të praktikës së mëhershme nuk do të thotë që është e obliguar të presë këtë afat.

    ”Duke marrë për bazë natyrën urgjente të kësaj kërkese, duke marrë për bazë që tanimë kemi një qeveri në detyrë dhe nevojën që Republika e Kosovës të ketë institucionet demokratike të zgjedhura në bazëtë asaj që përcakton kushtetuta dhe praktika e Gjykatës Kushtetuese unë mendoj se Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim para datës 29 maj”.

    Menjëherë pasi presidenti Hashim Thaçi dekretoi përfaqësuesin e LDK-së, Avdullah Hoti, për formimin e qeverisë së re, Lëvizja Vetëvendosje e dërgoi dekretin në Gjykatën Kushtetuese, e kjo e fundit nxori masë të pakohshme deri në fund të këtij muaji.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.