×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA, shpërthen moda e “COVID-party”, qëllimi është të infektohesh

    FrontOnline
    09 Maj 2020

    Të shkosh në një festë, jo për t’u argëtuar, për të harruar hallet ose për të gjetur dashurinë e jetës, ose të paktën atë të sezonit veror. Duket e pabesueshme, por jo pak të rinj po shkojnë në grumbullime masive enkas për t’u infektuar nga koronavirusi.

    Nuk është një reklamë sensibilizuese për distancimin social, dhe as një skenar horror, por moda e fundit në Shtetet e Bashkuara, ku çdo ditë e më shumë po zhvillohen të ashtuquajturit “COVID party”.

    Praktikisht, personat mblidhen aty ku dihet se ka të infektuar nga koronavirusi, dhe festojnë së bashku, mundësisht sa më afër, me objektivin që të marrin edhe ato virusin që po shkakton pandeminë globale. Personat në fjalë mendojnë se  në këtë mënyrë do të jetë shumë më i thjeshtë ai që epidemiologët cilësojnë si ”imuniteti i tufës”, pra infektimi në masë që do t’i mbyllte përfundimisht “dyert” koronavirusit të ri.

    Praktika e “festave-Covid” po korr sukses veçanërisht në shtetin e Uashingtonit, i pari që ka deklaruar raste me COVID-19, dhe ku deri më tani janë infektuar rreth 15 mijë persona dhe regjistrohen 834 viktima.

    Gjëja që habit, është që në ato zona dhe jo vetëm kjo nuk është diçka e re. Festa të tilla, janë organizuar historikisht në rastin e varicelës, për të infektuar fëmijët në mënyrë që të krijojnë sa më shpejt imunitet, si dhe kohët e fundit për të shmangur vaksinimin, nga prindërit që nuk i besojnë asaj praktike.

    Fenomeni në rastin e koronavirusit është zhvilluar shumë kur u hodh ideja e pasaportave të imunitetit, një dokument që certifikon pamundësinë e infektimit, gjë që i lejon atij personi liri lëvizjeje shumë më të madhe.

    Por institucionet shëndetësore janë në alarm dhe thonë se këto praktika janë “të papranueshme dhe të papërgjegjshme” sepse jo vetëm rrezikon vetë pjesëmarrësit, por shton në mënyrë dramatike përhapjen në komunitetet ku banojnë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.