×
  • Tenderët
  • Tenderët

    “Gjakderdhje financiare” në Ministrinë e Arben Vitisë (Dokument)

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    Ministria e Shëndetësisë, e cila udhëhiqet nga Arben Vitia, ka bërë gati kontratën për furnizim me material shpenzues dhe pajisje medicinale për Coronavirus nga Kina dhe India, ndonëse vet virusi e ka origjininën pikërisht nga shteti komunist nga ku ka blerë mallra shteti i Kosovës, raporton portali “Front Online”.
    Për më tepër çmimet e furnizimit të këtij materiali shpenzues për Coronavirus vlerësohen astronomike, shumëfish më të larta se në tregun me pakicë në Kosovë.
    Portali “Front Online” posedon dokumentet e kontratës së fundit për furnizim me material shpenzues dhe pajisjes medicinale për Coronavirus të Ministrisë së Shëndetësisë, ku tenderin nëpërmjet procedurës emergjente të negociuar e ka fituar kompania kosovare “Komed”.


    Sipas këtij tenderi të ndarë në 5 lote me vlerë të përgjithshme prej mbi 273 mijë euro, kompania “Komed” do ta furnizoj për një afat 3 mujor Ministrinë e Shëndetësisë me rreth 133 mijë maska kirurgjikale të prodhuara në Kinë me çmim prej 56 cent për copë.

    Çmimi me pakicë i dorëzave ne barnatore 25 cent, Ministria i blenë 52 cent

    Portali “Front Online” ka pyetur disa kompani që merren me shitjen e produkteve medicinale, sipas të cilave para pandemisë çmimi i furnizimit me maska të till aka qenë 20 cent, ndërsa gjatë pandemisë ka shkuar 35 cent.
    “Ky çmim është astronomik”, thonë ata për “Front Online”.

    Kompania “Komed” poashtu do ta furnizoj Ministrinë e Shëndetësisë me 65 mijë dorëza të vogla kirurgjike nga India me çmim prej 44 cent, 150 mijë dorëza kirurgjike të mesme nga India me çmim prej 48 cent copën dhe mbi 113 mijë dorëza të mëdha nga India me çmim prej 52 cent copën.
    Është interesant fakti se dorëzat kirurgjikale sterile të blera në tenderin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë në mars të këtij viti ka qenë 16 cent, ndërsa tashmë arrijnë në 52 cent.
    Portali “Front Online” ka blerë dorëza sterile kirurgjikale në barnatoret e Prishtinës me çmim të pakicës prej 25 cent, përgjysmë më lirë se kompania që e ka furnizuar me shumicë Ministrinë e Shëndetësisë.


    Edhe në lotin për furnizim me thasë për kufoma (body bags), sipas kompanive formaceutike në vend më herët janë shitur 15 euro, ndërsa në tenderin e fundit janë blerë 27.5 euro.

    Kompania “Komed”: Transporti është shtrenjtuar 400%, çmimet janë ngritur

    Në anën tjetër, Arben Ismajli, nga kompania “Komed” i ka deklaruar portalit “Front Online” se çmimet më ta larta me shumicë se sa në tregun me pakicë janë, siç ka thënë ai, për shkak të shtrenjtimit të transportit nga Kina dhe India.
    “Transporti është shtrenjtuar për 400 për qind për shkak të pandemisë. Çmimet e dorëzave në tregun me pakicë mund të jenë më lira, mund t’i gjeni edhe 25 cent, apo 30 cent, mirëpo shko pyeteni a mund t’iu furnizojnë 155 mijë copë dorëza”, pyet Ismajli.
    “Edhe çantat për të vdekur janë shtrenjtuar. Rreth 19 euro e kam çmimin e furnizimit, ndërsa në tender janë 27.5 euro”, shpreher përfaqësuesi i kompanisë “Komed”.
    Ai ka shtuar për “Front Online” se ende nuk e ka furnizuar Ministrinë e Shëndetësisë me material shpenzues, pasi që është në pritje të nënshkrimit të urdhërblerjeve.
    Përndryshe, Qeveria “Kurti” ka shkarkuar disa Borde dhe menaxherë të kompanive publike me arsyetimet, siç kanë thënë, të “gjakderdhjes financiare” në kompanitë, ku kanë keqmenaxhuar kompanitë publike.

    Tenderi

    -Furnizim emergjente me pajisje dhe material shpenzues medicinal për “Corona-Virus” nga

    Ministria e Shëndetësisë dhe kompania “Komed”

    -Procedura e prokurimit, emergjente e negociuar

    Lot 1= 74.468 euro

    Lot 12= 28.563 euro

    Lot 13= 71.631 euro

    Lot 14= 58786 euro

    Lot 17= 40205 euro

    =273.653 euro

    -Maska kirurgjikale nga Kina rreth 133 mijë copë me çmim prej 56 cent copa

    -Dorëza kirurgjike të vogla nga India rreth 65 mijë copë me çmim prej 44 cent

    -Dorëza kirurgjike të mesme nga India rreth 150 mijë copë me çmim prej 48 cent

    -Dorëza kirugjike të mëdha nga India mbi 113 mijë cope me çmim prej 52 cent

    -Thasë për kufoma nga Kina 1462 copë me çmim prej 27.5 euro

    /Front Online/

     

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro...
    Tenderët24 Janar 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme (MB) që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka shpallur një tender prej 120 mijë euro për shërbime hoteliere,...
    Tenderët11 Janar 2024
    Telekomi i Kosovës ka shpërblyer me tender 15 milionësh kompaninë nga Kroacia “Ericsson Nikola Tesla d.d”, raporton Front Online. Në njoftimin e...
    Të tjera
    Sport30 Prill 2024
    Bayern Munich dhe Real Madridi do të takohen sot (e martë) me fillim nga ora 21:00 në ndeshjen e parë të fazës...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Jeton Mehmeti, ka thënë se emisionet “reality show” nuk janë ndaluar me rregulloren e...
    Lajme30 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton Elshani, deklaroi se në bashkëpunim edhe me agjencinë për privatësi,...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë po zhvillojnë sot një tjetër protestë përpara Bashkisë së...
    Lajme30 Prill 2024
    Ka hyrë sot në  fuqi programi MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë të zhvillimeve botërore të energjisë, ka treguar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.