×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bizneset nën dry, demantohet ministri Bislimi

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Papunësia tha se është ulur për 6.6 % në këtë kohë pandemie.

    Madje këtë ulje, Ministri i Financave, Besnik Bislimi, e konsideroi si më të madhën në 20 vjetët e fundit.

    Por, situata në realitet është krejtësisht ndryshe.

    Disa pronarë i kanë mbyllur bizneset e tyre, duke lënë kështu të papunë shumë punëtorë.

    E edhe ato biznese, që kanë vazhduar operimin në treg, është dashur të bëjnë largim të përkohshëm të punëtorëve.

    I tilli është rasti i Adnan Ahmetit, pronar i një dyqani syzesh në Prishtinë, i cili punën po e vijon i vetëm këto ditë.

    “Kemi qenë të detyruar që të mos e mbajmë sasinë e punëtorëve. Kam qenë i detyruar të vijë vet ta hapi dyqanin, të mos e ftojë punëtoren deri muajin tjetër, të shohim a po ka biznesi ngritje apo jo. Nëse vazhdon mungesa e klientëve, më vjen keq, por duhet t`ia shtyjë afatin i kthimit të saj”, u shpreh ai për Front Online.

    E një pronar tjetër i një dyqani në Prishtinë nuk ka bërë largim të punëtorëve.

    Shpend Shala e ka vazhduar punën me numrin e njëjtë të stafit që ka pasur edhe para pandemisë.

    “Kam vazhduar me stafin e njëjtë nuk i kemi larguar punëtorë nga puna. Nëse lirohen masat prej 1 qershori s`kemi me pasë problem të vazhdojmë me këtë staf”, tregoi ai për Front Online.

    Por, konstatimet e Bislimit për ulje të papunësisë, për qytetarët janë absurde.

    Thonë se ato i ka bërë për një grusht votash.

    “Ajo që ka thënë është absurde, ku ka mundësi të ulet papunësia kur shumica e bizneseve kanë humbur punën. Më vjen keq që një njeri i emancipuar, i shkolluar të deklarojë ashtu edhe në cilësinë e ministrit është tmerr”, thotë ky qytetar.

    “Jo more nuk është ulur papunësia, përkundrazi kanë humbur shumë vende të punës në këtë kohë pandemie. Besoj qëllimisht e ka pasur për të fituar vota”, thotë një qytetar tjetër.

    Edhe njohësi i Ekonomisë, Mustafë Kadriaj, mendon  njëjtë si qytetarët.

    Rënia e papunësisë, sipas tij, ka qenë vetëm rënie artificiale.

    “Ka qenë një infuzion financiar që i ka shtyrë bizneset t`i legalizojnë punëtorët. Por në momentin që fillon aktiviteti biznesor dhe nuk ka përkrahje nga shteti, bizneset, mund ta merrni me mend, duke mos pasur aktivitet ekonomik nuk ka mundësi bizneset ta shtojnë numrin e të punësuarve. Do të ketë ulje të punësimit”, theksoi ai për Front Online.

    Sipas Agjencisë së Punësimit në Kosovë, del se në muajin prill janë hapur vetëm 20 vende të reja pune ndërsa kanë kërkuar punë mbi 17 mijë meshkuj dhe 14 mijë femra. Prej tyre vetëm 5 janë punësuar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.