×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Luan Haradinaj, studenti-luftëtar që ka mbajtur gjallë Kosovën

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar Luan Haradinajn në 21 vjetorin e tij të rënies duke e quajtur edhe si figurën e përkryer të viteve 90-ta, përcjell “Front Online”.

    Kurti tha se Haradinaj mbajti ndezur të vërtetën e rezistencës së popullit të Kosovës derisa ishte student në Shqipëri e luftëtar në Kosovë.

    I pari i Qeverisë në detyrë kujtoi veprën e lavdishme të Luanit edhe me disa vargje të Rexhep Selimit që ka shkruar për të.

    “Më 6 maj 1997, Luan Haradinaj, teksa vinte prej Shqipërisë mes bashkëluftëtarëve Fehmisë, Xhevës, Abedinit dhe luftëtarëve të tjerë, ra në pritë në Qafëmullar. Dhe atë ditë u nda prej nesh. Rexhep Selimi ka dhënë përkufizimin poetik për heroin Luan Haradinaj:

    Mbi ta u murose urë
    pushove hapërimin
    ta vigjëlosh dheun
    mbi atë gur”, ka shkruar mes tjerash Kurti.

    Postimi i plotë i Kurtit:  

    Luan Haradinaj është një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai është po ashtu edhe një prej themeluesve të mbështetjes logjistike të ardhur prej Republikës së Shqipërisë. Luan Haradinaj me veprimtarinë e tij të armatosur kundër pushtuesit, mbajti të ndezur të vërtetën e rezistencës që përshkon popullin tonë.

    Por, Luan Haradinaj është edhe figura e përkryer e viteve ’90. Student në Shqipëri dhe luftëtar në Kosovë, sa herë që vinte prej Tiranës, nuk mund të kthehej sërish atje pa kryer së paku një aksion kundër forcave pushtuese serbe. Numri i aksioneve individualë të Luanit qe tashmë dyshifror.

    Ai është studenti-luftëtar që ka mbajtur gjallë dhe lavdishëm Kosovën. Ai ra dëshmor ndërsa ishte ende student; figurë e luftëtarit që mbetet përjetshëm i tillë; çereku i shekullit që përmbushet lavdishëm.

    Më 6 maj 1997, Luan Haradinaj, teksa vinte prej Shqipërisë mes bashkëluftëtarëve Fehmisë, Xhevës, Abedinit dhe luftëtarëve të tjerë, ra në pritë në Qafëmullar. Dhe atë ditë u nda prej nesh. Rexhep Selimi ka dhënë përkufizimin poetik për heroin Luan Haradinaj:

    Mbi ta u murose urë
    pushove hapërimin
    ta vigjëlosh dheun
    mbi atë gur.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.