
Një hetim nga BBC News Arab ka analizuar të dhënat e fluturimeve dhe ka zbuluar se si linja ajrore më e madhe e Iranit – Mahan Air – vazhdoi të fluturonte edhe pas ndalimit të fluturimeve nga qeveria e vendit, duke kontribuar kështu në përhapjen e Covid-19 në Lindjen e Mesme.
Mahan Air bëri qindra fluturime drejt Iranit, Irakut, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sirisë nga fundi i majit janar deri në fundit e muajit mars.
Të gjitha këto vende i dhanë lejen Mahan Air që të funksiononte. Kjo në kundërshtim me ligjin në fuqi që doli për ndalimin e fluturimeve.
Burimet brenda linjës ajrore thanë për BBC-së se dhjetëra pjestarë të ekuipazhit të linjës ajrore Mahan Air po shfaqnin simptoma të Covid-19 dhe se kur stafi u përpoq të ngrinte shqetësime në lidhje me menaxhimin e krizës nga linja ajror dhe sigurimin e pajisjeve të sigurisë, ata thjesht heshtën.