×
  • Lajme
  • Lajme

    Pallaska: Komisioni i Venedikut e kuptoi se Qeveria në ikje po e keqpërdorte për të ndërhyrë në punën e Kushtetueses

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Avokati Dastid Pallaska, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se Komisioni i Venedikut në letrën që ia ktheu Kurtit, i tregoi se ‘nuk ndërhynë në Gjykatën Kushtetuese’.

    “Me fjalë të tjera, Komisioni i Venedikut e ka kuptuar se qëllimi kryesor dhe i vetëm i Qeverisë në ikje ishte që ta keqpërdorë Komisionin e Venedikut për të ndërhyrë në punën e Gjykatës Kushtetuese.”, tha Pallaska.

    Ja shkrimi i plotë:

    Siç edhe pritet nga një organizatë ndërkombëtare që respekton sundimin e ligjit dhe demokracinë, përgjigja e Komisionit të Venedikut ndaj kërkesës së Qeverisë në ikje është jashtëzakonisht e qartë.
    E para, i bënë me dije Qeverisë në ikje se kërkesa është refuzuar në mënyrë UNANIME për shkak se nuk ka të bëjë me vlerësim të standardeve ndërkombëtare por me vlerësim të kushtetutshmërisë së një dekreti presidencial që është në kompetencë ekskluzive të Gjykatës Kushtetuese.E dyta, e qorton Qeverinë në ikje për përpjekjen për të përfshirë Komisionin e Venedikut në një çështje që është paraqitur para Gjykatës Kushtetuese, me vërejtjen se përfshirja e Komisionit të Venedikut në këtë çështje do të CENONTE autoritetin e Gjykatës Kushtetuese.

    E treta, shprehë BESIMIN e plotë të Komisionit të Vendikut se Gjykata Kushtetuese do të ofrojë zgjidhje të kënaqëshme në lidhje më çështjen e ngritur.Me fjalë të tjera, Komisioni i Venedikut e ka kuptuar se qëllimi kryesor dhe i vetëm i Qeverisë në ikje ishte që ta keqpërdorë Komisionin e Venedikut për të ndërhyrë në punën e Gjykatës Kushtetuese.Siç shihet fare e qartë, përshkrimi i përgjigjes së Komisionit të Venedikut në komunikatën për shtyp të Kryeministrit në ikje është tërësisht i pasaktë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.