
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar vetëm një rast me koronavirus në Kosovë.
“Sot më 05 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar vetëm një (1) rast”, thuhet në njoftim.