
Në Kinë kanë gjetur një mënyrë interesante për të bërë që njerëzit të respektojnë rregullat e distancimit social.
Në një park kombëtar të vendit, punonjësit u shpërndajnë vizitorëve kapele të distancimit social.
Veçantia e tyre është se në majë kanë tuba plastikë apo tullumbace me gjatësi gati 1 metër, të cilat bëjnë që kështu njerëzit të qëndrojnë larg njëri-tjetrit.
Vendi është hapur pas karantinimit dhe numri i vizitorëve shtohet nga dita në ditë.
Risia ka nisur në parkun kombëtar gjeologjik “Shiniuzhai”, në provincën Hunan, por pritet që të përdoret edhe në parqet e tjera e më gjerë, gjithashtu në shkolla.
Përveç kësaj, në park çdo vizitori i matet temperatura, në mënyrë që të identifikohet çdo person që mund të jetë i infektuar.


