×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Samiti i Zagrebit, liberalizimi s’është pjesë e agjendës

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Presidenti Hashim Thaçi të mërkurën do ta ketë një përballje goxha me rëndësi.

    Ai do të diskutojë virtualisht  me disa figura politike që i ka kritikuar goxha fort muajve të fundit.

    Janë krerët e Bashkimit Evropian, ata të cilët i kanë dërguar atij ftesë para kryeministrit Kurti për të marrë pjesë në Samitin e Zagrebit.

    E në këtë samit online, të parit të shtetit kosovar, do t`i bëhet me dije se ka vetëm një dialog dhe se ai do të udhëhiqet nga Miroslav Lajçak.

    Kështu po thotë njohësi i integrimeve evropiane, Demush Shasha, për portalin Front Online.

    “Dy mesazhe për Kosovën. Ai që i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe ne këtë drejtim BE do e bëjë të qartë se ekziston vetëm një dialog dhe ai është dialog i fasilituar nga BE-ja dhe i drejtuar nga Lajçak”, tha ai.

    Shasha: Pjesëmarrja e Spanjës në Samit, mesazh për ndryshim  të qëndrimit për pavarësinë e Kosovës

    Sipas tij, është mesazh shumë i rëndësishëm diplomatik, pjesëmarrja e Spanjës në këtë Samit.

    Kjo, sipas tij, tregon përafrimin e qëndrimeve të Spanjës dhe vendeve anëtare të BE-së sa i përket Pavarësisë së Kosovës.

    “Mesazh i dytë është pjesëmarrja e Spanjës në Samitin e nesërm. Ky është mesazh shumë i rëndësishëm diplomatik sepse duhet të kujtojmë që Spanja vitin e kaluar e kishte refuzuar Samitin, shkaku i Kosovës. Ky është mesazhi i rëndësishëm diplomatik i përafrimit të qëndrimeve të Spanjës dhe vendeve anëtare të BE-së sa i përket Pavarësisë së Kosovës”, u shpreh ai për Front Online.

    Shasha: Kosova do të ketë sukses në dialog vetëm me pjesëmarrjen e dy entiteteve

    Presidenti Thaçi disa herë gjatë paraqitjeve të tij publike e ka bërë të ditur se nuk do të ulet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel pa u liberalizuar vizat.

    E kjo çështje, sipas Shashës, nuk do të hidhet për diskutim as në samitin online të Zagrebit.

    Pavarësisht kësaj, ai u ka bërë thirrje krerëve të Kosovës, të mos ndjekin qasje përjashtuese ndaj BE-së.

    “Jo liberalizimi i vizave nuk është pjesë e agjendës. Institucionet duhet të jenë të kujdesshme për mesazhet që përçojnë. Edhe sot duhet të evitohen thirrjet përjashtuese, qoftë ndaj BE-së dhe SHBA-së. Kosova do të ketë sukses në dialog vetëm me pjesëmarrjen e dy entiteteve. Pres që koordinimi me intensiv mes SHBA-ve dhe BE-së do të sigurojë një koordinim dhe kohezion në Prishtinë. Do të shohim një përafrim të qëndrimeve mes SHBA – BE, me `rast edhe në Prishtinë do të sigurojmë edhe një unitet më të madh”, theksoi ai në një linjë direkte për Front Online.

    Mbajtjen e këtij Samiti e ka përshëndetur Presidenti Hashim Thaçi.

    Ai tha se është i lumtur që ky samit nuk u anulua dhe se të tillin e sheh si një mundësi të mirë që BE-ja të rikonfirmojë perspektiven e saj ndaj Kosovës.  /FrontOnline/

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.