×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Deklarata e Zagrebit: Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Bashkimi Evropian do të ritheksojë përkushtimin për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe do të mirëpresë përkushtimin e këtyre vendeve për këtë perspektivë si një zgjidhje e tyre strategjike.

    Kjo porosi do të jetë pjesë e Deklaratës së Zagrebit, një deklarate të përbashkët të cilën do ta miratojnë liderët e shteteve anëtare të BE-së dhe ata të rajonit në një video-konferencë të mërkurën më 6 maj.

    Ky samit fillimisht ishte menduar të jetë një takim i cili do të zhvillohej në kryeqytetin e Kroacisë e në të cilin do t’i jepej një shtytje e re procesit të zgjerimit.

    Por, rrethanat e krijuara për shkak të pandemisë ndikuan që ky takim, në vend që të jetë në Zagreb, të zhvillohet përmes një video-konference.

    Megjithëkëtë, deklarata e përbashkët do ta ketë emërtimin “Deklarata e Zagrebit”.

    Por, shumë shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë dashur që ky takim të mos jetë rreth zgjerimit, por më shumë rreth forcimit të lidhjeve mes rajonit dhe BE-së.

    Fjala “zgjerim” apo “integrim në BE” nuk figuron askund në draftin e tekstit të kësaj deklarate. Sipas burimeve diplomatike kjo është bërë për dy arsye.

    E para është se disa shtete skeptike ndaj zgjerimit, si Holanda, Franca dhe Gjermania, nuk kanë dashur të jetë ky samit i zgjerimit.

    Arsyeja tjetër është për shkak të dallimeve rreth statusit të Kosovës dhe pjesëmarrjes së saj në këtë takim. Spanja dhe disa shtete, thonë këto burime, nuk do të merrte pjesë sikur të jepej ndonjë shenjë se Kosova po trajtohej si shtet. Prandaj edhe samiti përmes video-konferencës do të jetë pa referenca në shtete. Edhe deklarata në fjalë nuk do të përmend shtetet e rajonit, por atyre do t’u referohen si “partnerët nga rajoni”.

    Në pjesën më të madhe të dokumentit përmendet ndihma që BE ka dhënë dhe planifikon të jep për vendet e rajonit të Ballkanit. Sidomos përmendet plani i Komisionit Evropian për të mobilizuar më shumë se 3,3 miliardë euro ndihmë për rajonin për përballje me pasojat e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. Por, në këtë dokument thuhet se fakti se “BE-ja ka dhënë më shumë ndihma se cilido partner tjetër duhet publikisht të vlerësohet”.

    Në dokument do të përfshihet edhe plani i Komisionit Evropian për ndihmë ekonomike ndaj rajonit i cili pritet të miratohet me 29 prill, pra një javë para video-konferencës së liderëve.

    Në këtë dokument pritet të rikonfirmohet përkushtimi i dyanshëm për rrugën evropiane të vendeve të rajonit, por pa përmendur anëtarësimin në BE dhe ndonjë afat kohor.

    “Sot, BE-ja dhe një herë rikonfirmon mbështetjen e parezervë për perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor, partnerët nga Ballkani Perëndimor konfirmojnë përkushtimin ndaj perspektivës Evropiane si zgjidhje të vendosur të tyre strategjike”, thuhet në këtë draft të deklaratës e cila duhet të miratohet nga liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në video-konferencë.

    Në samit do të kërkohet më shumë angazhim edhe për të zgjidhur mospajtimet mes partnerëve në rajon, pajtim dhe bashkëpunim rajonal, reforma në drejtësi dhe luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Po ashtu thuhet se respektimi i vlerave evropiane dhe rezultatet në sundimin e ligjit do të jenë kusht për ndihmën që BE-ja do t’i jep rajonit në të ardhmen/REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.