
Pandemia COVID-19 tashmë po e vë në rrezik edhe ekonominë e vendit tonë.
Madje, këtë verë Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë që s’do të ketë as dasma, fejesa e festa me turma të mëdha.
Në lidhje me këtë, pati edhe reagime e pakënaqësi pasi që shumë restorante dhe këngëtarë jetojnë pikërisht nga to dhe jo vetëm. Mijëra të rinj janë të punësuar dhe mbijetojnë nga një pagë prej kamarjeri në pamundësi të gjetjes së punës në profesionin e tyre.
Edhe pronari i një restoranti në Podujevë, ka bërë një status në llogarinë Facebook. Ai ka treguar se nëse gjatë 2 muajve të verës nuk hapen lokalet atëherë kaq para do të jenë më pak në qarkullim.
Ky është postimi i tij:
Nese gjate 2 muajve te veres nuk hapen restaurantet, vetem nga një restorant në Podujevë, kaq para do te jenë më pak në qarkullim.
Vetëm tri pozicione po i përmendi:
Blerje e mallrave dhe pijeve 200.000 euro me pak;
Paga ndaj punetoreve 70.000 euro me pak;
Tatime ndaj shtetit 40.000 euro me pak;
Etj etj….
Nuk ka faj Labinot Tahiri!