×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet hetim për bordet e shkarkuara të ndërmarrjeve publike

    FrontOnline
    03 Maj 2020

    Humbje financiare milionëshe, kontrata të pafavorshme, problem më likuiditet, mbipunësime, nepotizëm, dyfishim i pozitave, emërime e gradime të parregullta janë vetëm disa nga keqpërdorimet e identifikuara nga Qeveria në detyrë e Kosovës në disa ndërmarrje publike.

    Këto keqpërdorime, kanë qenë arsye që Qeveria në detyrë e Kosovës të shkarkojë Bordet e ndërmarrjeve në Telekom, Postë, në Korporatën Energjetike të Kosovës, gati në të gjitha ndërmarrjet për ujësjellës e kanalizime, në kombinatin Trepça dhe në ndërmarrjen e hukurudhave “Infrakos”.

    Në të gjitha këto ndërmarrje ekzekutivi në detyrë ka emëruar borde të përkohshme.

    Këto dyshime duhet të dërgohen në organet e hetuesisë, thonë përfaqësues të shoqërisë civile, sipas të cilëve, bordet e ndërmarrjeve publike vazhdimisht kanë qenë vendet të politizuara dhe më të preferuara për punësim.

    Sipas tyre, politizimi i këtyre bordeve ka ulur përformancen e shumicës se ndërmarrjeve publike.

    Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha keqpërdorimet e dyshuara në bordet e këtyre ndërmarrjeve duhet të dërgohen te Prokurori i Shtetit.

    “Ky institucion shpresojmë se do të ketë qasje profesionale, do të ketë guxim dhe të njëjtat ti trajtojë në mënyrë të drejtë, të paanshëm dhe të pavarur në mënyrë që të gjitha supozimet, pretendimet për keqpërdorime të marrin përgjigjeje të duhur”, tha Miftaraj.

    Edhe Artan Demhasaj nga organizata joqeveritare “Çohu”, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se argumentet e paraqitura, sipas zyrtarëve të qeverisë urgjentisht duhet të deponohen tek organet e drejtësisë në mënyrë që të trajtohen se a ka elemente të veprave të caktuara penale.

    “Këto fakte dhe prova duhet të trajtohen nga ana e Prokurorisë dhe hetuesisë dhe nëse ka dëshmi të bazuara dhe të mjaftueshme automatikisht duhet të ngritën aktakuzat dhe njerëzit për shkelje duhet të marrin dënimet meritore. Kjo duhet të ndodh patjetër nëse ka prova dhe fakte që dëshmojnë se kanë kryer vepra të caktuara penale”, tha Demhasaj

    Miftaraj: Lufta kundër korrupsionit fillon dhe mbaron me komunikata

    Por, Miftaraj dhe Demhasaj dyshojnë se organet e drejtësisë do merren më seriozisht më këto raste, pasi sipas tyre vazhdimisht politika ka pasur ndikim në drejtësi.

    Ehat Mifraj thotë se politika është një prej faktorëve kryesorë që po shtynë apo zvarritë trajtimin në gjykata të rasteve apo aferave të dyshuara të korrupsionit dhe krimit të organizuar, në të cilat protagonistë janë edhe figura të njohura politike.

    “Institucionet e drejtësisë janë në gjendje që t’u përshtaten rrethanave, t’iu përshtaten pushteteve dhe qeverive. Prokurori i shtetit, në shumë raste kur kjo qeveri publikon të dhëna apo skandale të caktuara, brenda orës del me deklarata se do të fillojë hetime dhe ndjekjen e rasteve të caktuara. Por, fatkeqësisht lufta kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit fillon dhe përfundon më komunikata për media”, shprehet Miftaraj.

    Arton Demhasaj ndërkaq thekson se organet e drejtësisë duhet të marrin më seriozisht dhe më guxim rastet e keqpërdorimeve në këto raste, në mënyrë që në të ardhmen të frenohet politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike.

    “Pasi shumica e ndërmarrjeve kanë punuar më humbje, njëkohësisht kanë pasur kontrata të dëmshme, punësime partiake jo vetëm në bord të nivelit të lartë, por edhe në pozita të tjera. Mandej, dyshimet që edhe shoqëria civile i ka argumentuar që kompanitë që kanë marrë tender, pastaj kanë qenë financues të partive politike. Të gjitha këto duhet të hetohen në mënyrë që të parandalohet kjo dukuri në Kosovë’ tha Demhasaj.

    Edhe kryeministri ne detyrë Albin Kurti, ka thënë se që nga koha kur në pushtet ka ardhur qeveria e tij ai ka hasur në dëshmi e të dhëna të cilat padyshim do të paraqiten për në organet e hetimit.

    “Kemi hasur po ashtu në praktika gati banditeske jashtë çdo standardi minimal etik që domosdoshmërisht duhet të mbizotërojë në institucionet publike”, ka thë Kurti në një komferencë për media .

    Emërimi i anëtarëve në bordet e ndërmarrjeve publike në Kosovë është një ndër proceset që vazhdimisht është kritikuar nga shoqëria civile në Kosovë, e së fundmi ky process është kritikuar edhe nga ambasadat e vendeve përendimore në Kosovë.

    Sipas shoqërisë civile, në Kosovë është bërë praktikë që secila parti apo secili koalicion që vjen në pushtet, të emërojë anëtarët e partive politike në bordet e ndërmarrjeve publike, pa marrë parasysh kualifikimet apo kriteret e kërkuara në konkurs.

    Madje, sipas shoqërisë civile, ndarja e posteve bëhet qysh në kohën e arritjes së marrëveshjeve të partive politike për koalicione qeverisëse.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.