×
  • Lajme
  • Lajme

    “Reporterët pa Kufij”: Pandemia po i zgjeron kërcënimet ndaj lirisë së shtypit

    FrontOnline
    03 Maj 2020

    Organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin e saj vjetor për lirinë e shtypit ka thënë se pandemia e koronavirusit është duke i zgjeruar kërcënimet ndaj lirisë së medieve anembanë botës, ku regjimet autoritare, si ato në Kinë dhe Iran, po i fshehin hollësitë e situatës me sëmundjen.

    “Pandemia është duke i vënë në pah dhe duke i forcuar shumë kriza që tashmë kahën hedhur hije mbi lirinë e medieve”, thuhet në këtë raport, duke shtuar se koronavirusi i ka inkurajuar disa regjime që ta shfrytëzojnë mundësinë për të vendosur masa që do të ishin të pamundshme në kohë normale.

    Turkmenistani dhe Koreja Veriore radhiten në fund të listës së shteteve për liri të shtypit. Në anën tjetër, në krye të listës, për herë të katërt rresht, gjendet Norvegjia, ndërsa pas saj vjen Finlanda.

    Në raport kritikohet Kina. “Regjimi komunist në Pekin po e vazhdon sistemin e kontrollimit të informatave, me efekte negative për tërë botën, që janë parë gjatë krizës së koronavirusit”, thuhet në raport.

    Më tej, Rusia akuzohet për përpjekje për ta kontrolluar internetin, duke përdorur metoda edhe më të hollësishme, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.