×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes

    “S’ka dasma e fejesa”, pronarët e sallave të dasmave të shqetësuar me masat

    FrontOnline
    02 Maj 2020

    Drejtues të Komunës së Prizrenit dhe të Shoqatës së Afaristëve “Esnaf” të premten kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e sallave të dasmave e restoranteve, që janë ndër bizneset më të prekura gjatë kohës së pandemisë.

    Me këtë rast, është diskutuar mbi efektet e mundshme negative të anulimit të ahengjeve në vitin 2020, pasi që sipas përfaqësuesve të këtyre bizneseve, pos salloneve të dasmave, me një masë të tillë do të goditeshin edhe sektorët e tjerë të ekonomisë, si ushqimi, tekstili, argjendaria, etj.

    Ata kanë theksuar se kanë pritur me shqetësim deklaratat e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me masat e reja kundër përhapjes së COVID-19.

    Kryetari i Shoqatës “Esnaf”, Varis Xhejlani, para të pranishmëve ka theksuar se anulimi eventual i ahengjeve paraqet shqetësim për biznesin, e sidomos atë hotelier, pasi që sipas tij, dasmat janë njëfarë lokomotive e ekonomisë sonë.

    “Në këtë rast, nuk dëmtohet vetëm pronari i sallonit të dasmave, por edhe shumë biznese përcjellëse”, ka thënë ai.

    Ndërsa, përfaqësuesi i njërit prej salloneve të dasmave, Armend Berisha, ka theksuar se bashkë me kolegët janë të shqetësuar lidhur me paralajmërimet e bëra nga niveli qendror. “Pa dasma, nuk besoj se do të ketë ekonomi Kosova këtë vit.

    Çdo gjë është e lidhur si prej frizereve, tekstilit, argjendarëve, etj.”, ka thënë ai, teksa ka kërkuar që vendimet të mos jenë arbitrare, por të pritet që ato të merren në bazë të zhvillimeve në muajt në vijim

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.