×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD: Qeveri recidiviste, Kuvend i papërgjegjshëm

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Partia Socialdemokrate ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shpallur antikushtetues vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të shpallur zonë karantine Komunën e Prizrenit.

    PSD-ja thekson se Kosovës i duhet njerëz që e shohin ligjin para shefit, sepse sipas tyre, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është “instrumentalizuar nga lufta paranojake e Kurtit me Hashim Thaçin”.

    “Sot u kuptua ajo që shumëkush e kishte ditur në momentin e skadimit të masave të para antikushtetuese. Të njëjtën ditë u shpallën masat e reja. Antikushtetuese me qëllim. Gjykata Kushtetuese sot njoftoi se shpallja e Prizrenit zonë karantine shkel nenin 55 të Kushtetutës (Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore), dhe nenin 35 (Liria e Lëvizjes). Duhet përsëritur sërish se shkelja e Të Drejtave dhe Lirive Themelore është shkelja më e rëndë e Kushtetutës. Kësaj here, shkelja e bartë firmën e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, por të gjithe e dimë se ky i fundit është instrumentalizuar nga lufta paranojake e Kurtit me Hashim Thaçin. Kosovës i duhen njerëz me integritet që e shikojnë ligjin para shefit. Buzëqeshja pastaj mirësevjen”, thuhet në këtë reagim.

    Në këtë reagim PSD-ja shprehet se me këtë vendim Gjykata Kushtetuese tërheq vërejtjen se Kuvendi ka qenë i detyruar nga Aktgjykimi i parë të nisë plotësim/ndryshimin e ligjit ekzistues, meqë rast i bën përgjegjës të gjithë për këtë.

    “Me këtë rast Kuvendi ka dështuar në kryerjen e detyrave të tij Kushtetuese. Secili deputet është përgjegjës për këtë, duke filluar nga Vjosa Osmani. Pikat 15,16,17 e 18 të arsyetimit flasin vetëm për një gjë: përpjekja kërcënuese që Kryeministri Kurti ka bërë ndaj Gjykatës Kushtetuese duke ndërhyrë në punët e saj. Për të gjithë ata që këto shkelje i arsyetojnë me qëllimin e mirë të luftimit të pandemisë, Gjykata i ka rikujtuar Qeverisë Dokumentin Informativ të Këshillit të Evropës SG/Inf(2020)11  të datës 7 prill 2020. Ky dokument tërheq vërejtjen për ruajtjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe Të drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. I rëndë dhe i papranueshëm është fakti që Kosova është bërë pjesë e listës së vendeve që ka cënuar Të Drejtat e Njeriut, dy herë me radhë, qëllimisht”, thuhet në këtë reagim.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.