×
  • Lajme
  • Lajme

    Obiliqi pa asnjë rast me COVID-19

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se komuna që ai drejton po e përmbyllë edhe muajin prill pa asnjë rast të infektuar me COVID-19.

    Gashi ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin si dhe iu ka bërë thirrje të vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet e nxjerra nga MSH-ja dhe IKSHPK-ja.

    “Kur po përmbyllim muajin prill, dëshiroj të theksoj se Komuna e Obiliqit për fat të mirë po vazhdon të këtë situatë të qetë dhe pa asnjë rast me infeksion me coronavirus. Me këtë rast, shprehu mirënjohjen time ndaj jush, për bashkëpunimin e treguar në menaxhimin e suksesshëm të kësaj pandemie globale, falënderim për punën e stafit të QKMF-së dhe stafit të Policisë së Kosovës duke qenë në vijën e parë të frontit në luftimin e këtij virusi”, shkruan kryetari i Obiliqit.

    Ai kërkon që tani kur po fillohet me fazat e hapjes graduale të veprimtarive ekonomike të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, qytetarët të vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet e dala nga MSH-ja dhe IKSHPK-ja.

    “Qëndroni në shtëpi, evitoni daljet e shpeshta, në çdo dalje jashtë shtëpisë të jeni të pajisur me maska dhe dorëza si mjete mbrojtëse. Jemi në fund të kësaj beteje, të bashkuar si gjithmonë, me vullnet dhe me besim tek Zoti, do të dalim fitues dhe do kthehemi në rutinën tonë të përditshme. Rri n’shpi! Ruaje veten, familjen dhe qytetin nga COVID-19”, shkruan Gashi.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.