×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Deshën të na kapin në gjumë, e më pas të krijojnë qeveri jo legjitime

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi nuk sheh alternativë tjetër pos që Gjykata Kushtetuese të merr vendim për pezullimin e dekretit të Thaçit.

    Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pret që Gjykata Kushtetuese të merr vendim për kërkesën e tyre qysh nesër pavarësisht se është ditë feste.Ai ka thënë se dekreti i Presidentit ka ndodhur sot për shkak të një skenari që lidhet me festën e 1 Majit dhe vikendin.

    “Kur është lëshuar dekreti është bërë një kalkulim. Nesër është festë zyrtare në Kosovë. Dy ditët tjera pasuese është fundjavë. E gjithë kjo ka qenë e organizuar në atë mënyrë që Gjykata Kushtetuese të mos mund të merr vendimin që ne presim ajo ta merr”.

    Selimi thotë se koha e zgjedhur për dekretin ka qenë e tillë për ta zënë në gjumë Vetëvendosjen.

    “Nuk është e rastësishme fundjava e zgjedhur që ka tre ditë pushimi. Mos të tingëllojë si patetike por ndoshta me këtë dekret kanë dashur që institucionet dhe qeverinë të na kapin në gjumë dhe në këtë far gjumi ata të krijojnë njëfarë mundësie që të krijojnë institucione jo legjitime dhe jo kushtetuese”.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes thotë se kjo parti asnjëherë nuk ka refuzuar të jep një emër të mandatarit për kryeministrit.“Nuk ekziston asnjë letër që ne e kemi refuzuar mandatarin. Që prej pasluftës asnjëherë në Kosovë nuk ka pasur qeveri pa fituesin”, tha ndër të tjera Rexhep Selimi.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.