×
  • Lajme
  • Lajme

    VV këmbëngulëse: Nuk ka qeveri pa fituesin e zgjedhjeve

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Taulant Kryeziu, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka shkelë Kushtetutën me rastin e dekretimit të Avdullah Hotit, për mandatar për formimin e Qeverisë së re.“Siç ka qenë e pritshme ju kemi drejtuar për ta vlerësuar kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit. Ky dekret është një shkelje e Kushtetutës.

    Duke e parë sjelljet e tij që do të duhet të mbajë nje pozicion neutral, ai ka marrë një pozicion aktiv duke formësuar vullnetin politik jashtë atij të 6 tetorit. Duke iu referua edhe dekretit të vitit 2014-të duhet të ju drejtohet vetëm partisë fituese, nuk ka ndonjë diskrecion nga presidenti”.

    “Nëse i ka drejtuar pesë letrat, ai i ka marrë përgjigjet në gjitha letrat. Nuk ka asnjë afat që partia fituese duhet të ia kthejë presidentit përgjigjen. Ne kemi thënë se prioritet për neve është luftimi i pandemisë Covid-19. Pas asaj ne do t’i kthejmë përgjigje. Mirëpo nuk ka një afat të caktuar që e obligon fituesin e zgjedhjeve të kthejë përgjigje”.

    Kryeziu shtoi se Gjykata Kushtetuese duhet të ndalojë formimin e një qeverie në kundërshtim me vullnetin e sovranit.“Ajo që kemi kërkuar ne është që duhet të merret një masë e përkohshme që e bën të qartë se ndërtimi i një qeverie në kundërshtim me vullnetin e sovranit duhet të ndalojë. Kur është zgjedhur zotëri Isa Mustafa kryetar i Parlamentit në vitin 2014, përgjigja ka ardhur për pesë dite”.

    “Ne ftojmë Gjykatën Kushtetuese që marr parasysh çështjen që ta trajtoj sa më shpejtë. Pastaj del me një aktgjykim që e qartëson rrugëtimin. Dekretit të vitit 2014-të e ka qartësuar të zezë mbi të bardhë se nuk ka qeveria pa fituesin e zgjedhjeve”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.