Profesori i Menaxhimit në Fakultetin Ekonomik në Kolegjin AAB, njëherit dhe konsulent i çertifikuar ndërkombëtasisht në fushën e Menaxhimit (CMC) dhe biznesit,Ilir Rexhepi, në statusin e tij në “Facebook” ka deklaruar se çështja e operimit intensiv tregtar të bizneseve fiktive joformale në rrjetet sociale gjatë muajve të fundit është trend shqetësues që kërkon adresim urgjent në nivel nacional.
Më poshtë mund ta gjeni statusin e plotë të Rexhepit në “Facebook”.
Muajve dhe në veçanti gjatë kohës së pandemisë përmes rrjeteve sociale të shitjes online janë krijuar me qindra biznese fiktive mashtruese të pa regjistruara në Agjensine për Regjistrimin e Bizneseve dhe te pa paisura me numra fiskal nga Administrata Tatimore e Kosovës. Për të konfirmuar këtë gjë mjafton që institucionet përgjegjëse ti hedhin një sy rrjeteve sociale #facebook dhe #instagram!
Të njëjtat biznese fiktive përveç që po operojnë me intensitet të shtuar ne informalitet të plotë duke iu bërë konkurencë direkte të pa nderëshme bizneseve formale dhe duke i shkaktuar evazion të vazhdueshëm fiskal Kosovës, shkaku që nuk iu nënshtrohen legjislacionit relevant tatimor.
Për më keq ata në masë të madhe po mashtrojnë qytetaret e ketij vendi duke mos i liferuar produktet e porositura, në pamundësi teknike administrative dhe ligjore të këtyre të fundit që të procedojnë ankesa në institucione relevante shtetërore ndaj bizneseve fiktive që tregtojnë papërgjegjshëm përmes rrjeteve sociale! Është momenti i fundit që Institucionet relevante përgjegjëse të vendit të ndërmarrin masa specifike legjislative të ndjekjes ndëshkuese përkatësishtë detyruese për formalizimin e këtyre bizneseve jo formale fiktive të rrjeteve sociale!”