
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhalal Sveçla, e ka paralajmëruar se kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli do të mund të arrestohet.
LEXO EDHE: Sveçla pretendon se Thaçi ka futur Pacollin në Kosovë
Sveçla ka kërkuar nga Pacolli të deklarohet menjëherë se ku ndodhet. Përndryshe, ka paralajmëruar se ai do të arrestohet nëse shfaqet në publik brenda territorit të Kosovës.
Ai dyshon se presidenti Hashim Thaçi mbrëmë ka shkuar në Shqipëri për ta marrë Pacollin dhe për ta sjellur në Kosovë, duke shmangur procesin e karantinimit.