×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Çifti që u njoh dhe martua gjatë karantinës

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Një histori tepër e veçantë dashurie që u kurorëzua me martesë vjen nga Kolumbia për të treguar se jeta vazhdon edhe pse situata vazhdon të jetë e rëndë për shkak të karantinës.

    Martesa ishte tradicionale, një fustan i bardhë për nusen dhe kostum për dhëndrin, ndërsa ceremonia u ndoq nga rreth 240 të ftuar.

    Maria Cecilia Osorio dhe Alfonso Ardila u takuan një muaj më parë në një strehim të ngritur për njerëzit e mbetur pa një çati gjatë masave të izolimit në Kolumbi për shkak të koronavirusit.

    Maria punonte si misionare dhe e gjeti veten pa para për të paguar qiranë kur karantina nisi në muajin mars. Ajo pranoi një vend në strehën e ngritur në Manizale, në një rajon të Kolumbisë të njohur për prodhimin e kafes.

    Alfonso punonte në ndërtim dhe ashtu si shumë punonjës informalë pas që vendi i tij i punës të mbyllej. Në pamundësi për të paguar qiranë dhe me një dhimbje për të duruar në kokë për shkak të një dëmtimi të marrë në punë, ai gjithashtu pranoi të qëndronte në strehë.

    “Unë erdha në këtë vend dhe askush nuk më shikonte apo më përshëndeste, por ja gjera më pas dikë që më donte dhe shqetësohej për muaj”, u shpreh ai, duke shtuar me të qeshur se që kur njohu Marian, dhimbja e kokës nuk i është kthyer më.

    Megjithëse dasma e javës së kaluar u mbajt në rrethana të pazakonta ajo i kishte gjërat kryesore tradicionale si altarin dhe karriget që ishin ngritur nga banorët e tjerë të strehimit.

    “Ata më thanë që ceremonia do të mbahej në orën 16:00 dhe unë duhet të isha atje një orë përpara për t’u bërë gati. Në mbrëmje nuk e besoja ende që gjithçka aq e bukur ishte ndërtuar nga bashkëshorti im”, tregon Maria./A2CNN

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.