
Policia e Kosovës ka njoftuar se 5 policë nga veriu i Mitrovicës janë pozitiv me virusin COVID-19.
“Pesë raste në Veri të Mitrovicës zyrtaret janë duke u monitoruar (gjenden karantine)”, ka bërë të ditur PK-ja për “Front Online”.
LEXO EDHE: 11 policë të infektuar me Coronavirus në Kosovë, vetëm 2 të shëruar
Ndërsa me nga dy raste të zyrtarëve policorë me Coronavirus janë edhe qyteti i Pejës dhe ai i Suharekës. Të 4 këta sipas PK-së janë në vetë izolim.
“Dy raste në Pejë, (zyrtarët janë të vetizoluar në shtëpi). Dy raste në Suharekë zyrtarët kanë qenë duke punuar bashkë (janë të vetizoluar në shtëpi)”, bën të ditur polica. /Front Online/