
Ka vdekur në moshën 53 vjeçare aktori bollywoodian, Irrfan Khan, i njohur për rolet në Slumdog Millionaire, Life of Pi.
Irrfan Khan, aktori me origjinë indiane që arriti sukses të konsiderueshëm në Bollywood dhe në perëndim, ka vdekur në moshën 53.
Ai ishte pranuar në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Kokilaben të Mumbai-it të martën me një infeksion të zorrës së trashë, përcjell Gazeta Express.
Në mars të vitit 2018, ai zbuloi se ai ishte diagnostikuar me një tumor neuroendokrin, por pas një trajtimi të gjerë u rikuperua mjaftueshëm për të xhiruar Angrezi Medium, filmi i cili do të rezultojë të jetë i fundit i tij, dhe lëshimi i të cilit këtë Mars u shkurtua për shkak të pandemia e koronavirusit.
