×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpallen “Shkencëtari i Vitit” dhe “Shkencëtari i ri i vitit”

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka shpallur sot fituesit e çmimit “Shkencëtar i ri i vitit 2019”dhe “Shkencëtar i vitit 2019“.

    Nëpërmjet një njoftimi nga MASHTI bëhet e ditur se këshilli shkencor i fushës Shkenca Ekonomike dhe Sociale ka propozuar që Dr. Besnik Krasniqit t’i ndahet çmimi “Shkencëtar i vitit 2019” për fushën Shkenca Ekonomike dhe Sociale. Ndërsa, Këshilli shkencor i fushës Burime Natyrore, Energjia dhe Mjedisi ka propozuar që çmimi “Shkencëtar i vitit 2019” për këtë fushë t’i ndahet Dr. Naim Braha. Kurse çmimi “Shkencëtar i ri i vitit 2019” t’i ndahet Mr. Fisnik Asllani.

    “Këshilli i Shkencës në nivel të MAShTI, në takimin e mbajtur më 29.01.2020 ka rekomanduar që vlerësimet pozitive për këto kategori dhe çmimet për këta tre kandidatë të procedohen tutje, në bazë të vlerësimit nga këshillat e fushave përkatëse profesionale dhe të njëjtit të shpallen si personalitete me kontribut të vaçant shkencor për vitin 2019”, thuhet në njoftim.

    “MAShTI përmes Departmentit për Arsimin e Lartë, përkatësisht Divizionit për Shkencë dhe Teknologji (DALSHT-i), bazuar në Planin Kombëtar të Shkencës, përkrahë dy kategori të rëndësishme të kërkuesve shkencor. Shkencëtar i ri i vitit dhe Shkencëtar i vitit janë dy çmime që MAShTI ndan për individë që kanë arritur rezultate të larta në veprimtarinë kërkimore-shkencore. Konkurset për këto dy kategori janë të hapura dhe inkurajojnë pjesëmarrjen e sa më shumë kërkuesve shkencor. DALSHT-i, kishte shpallë konkursin për Shkencëtar të vitit dhe Shkencëtar të ri, i cili ka qenë i hapur nga data 09.12.2019. Në këtë konkurs kanë aplikuar gjithsej pesë kandidatë. Dy prej kandidatëve kanë aplikuar për Shkencëtar të ri të vitit dhe tre të tjerë për Shkencëtar të vitit 2019. Kandidatët kanë aplikuar për dy fusha të ndryshme: 1. Burime Natyrore, Energjia dhe Mjedisi dhe 2. Shkenca Ekonomike dhe Sociale”, thuhet më tej.

    “MAShTI mbetet i përkushtuar që kërkimin shkencor dhe gjenerimin e dijeve të reja ta mbështesë në formë institucionale në funksion të avancimit të nivelit të arsimit, shkencës, tekonologjisë dhe inovacionit në Republikën e Kosovës”, përfundon njoftimi.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.