×
  • Lajme
  • Lajme

    Rukiqi propozon modelin e Lituanisë për kafenetë në Prishtinë

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Kryeqyteti i Lituanisë, Vilniusi, planifikon t’ua ofrojë hapësirën e vet publike kafeneve dhe restoranteve e qytetit për të funksionuar e në të njëjtën kohë duke ruajtur distancën fizike si masë parandaluese për shpërndarjen e koronavirusit.

    E njëjta i është rekomanduar edhe kryeqytetit të Kosovës nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

    Lituania ka regjistruar deri tash 1344 raste me koronavirus e 44 persona kanë vdekur. Shumica e kafeneve dhe restoranteve po funksionojnë me hapësirat e jashtme. Sallonet e ondulimit dhe të gjitha dyqanet tjera do të rihapen këtë javë si pjesë e lehtësimit të masave ndaj shpërndarjes së koronavirusit. Megjithatë, masa e distancimit mbetet në fuqi. Kafenetë e restorantet duhet të kenë tavolina me distancë dy metra njëra prej tjetrës. Kjo fillimisht shfaqi problem për restorantet për shkak të rrugëve të ngushta që e bënë të pamundshme pozicionimin e shumë tavolinave jashtë kafeneve e restoranteve.

    Tani ky qytet ka vendosur që të zgjerojë hapësirën duke thënë se “siguria publike mbetet prioritet, por masat duhet të ndihmojnë kafenetë të hapen, të punojnë, të ruajnë vendet e punës e të mbajnë gjallë Vilniusin”. 18 nga shumë hapësirat publike të qytetit janë hapur për kafenetë e restorantet, ndërsa më shumë se 160 pronarë biznesesh kanë aplikuar tashmë për leje.

    Në një reagim lidhur me këtë artikull të botuar nga “The Guardian”, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Rukiqi, ka thënë se kjo është ide fantastike për komunat, sidomos për kryeqytetin e Kosovës.“Qe një ide fantastike për komunat, sidomos Komunën e Prishtinës. T’i jepet tërë hapësira e lirë publike, në shfrytëzim kafiterive dhe restoranteve, gjatë tërë verës dhe të mundësohet ruajtja e distancës sociale”, ka shkruar ai në Facebook.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.